Jeff Bezos bëhet më i pasuri i botës, por vetëm për 1 ditë - Business Magazine Albania

Jeff Bezos bëhet më i pasuri i botës, por vetëm për 1 ditë


Çmimi i aksioneve të Amazon pati një rritje të Enjten në mëngjes, duke e bërë përkohësisht vlerën neto të Jeff Bezos mbi 90 miliardë $, duke tejkaluar edhe atë të Bill Gates.

Kjo e bëri Jeff Bezos “personin më të pasur të botës”, sipas renditjeve të ndjekura nga Forbes dhe Bloomberg. Por vlera e aksioneve të kompanisë u dobësua kur doli se raporti i fitimit tremujor ishte më i vogël se sa pritej.

Lexo: KUSH JANË 10 NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË?

Kjo e la Gates-in në pozitën e tij të mëparshme tani për tani. Por duket qartë se Amazon është duke ecur më shpejt sesa fqinji i tij në Seattle, Microsoft. Amazon është rritur pothuajse me 40 % deri më tani këtë vit, krahasuar me një rritje prej më pak se 20 % të Microsoft.

Kompania ka qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje gjatë kësaj kohe duke bërë disa ndryshime të mëdha:

• Shërbimi i tij i, Amazon Prime ka fituar popullaritet dhe po hidhet në tregje të reja ndërkombëtare.

• Plani i saj për të blerë Whole Foods për 13.7 miliardë dollarë është pëlqyer nga aksionarët. Që nga marrëveshja, kapitalizimi i tregut të Amazon është rritur me rreth 40 miliardë $, gjë që e bën blerjen në thelb të lirë për kompaninë.

Lexo: Përse Amazon është duke blerë Whole Foods?

• Pajisja e saj Echo është lider i qartë në kategorinë e produkteve të asistentëve zanorë. Faqja e industrisë eMarketer kohët e fundit e vlerësoi Amazon se kontrollon 70 % të këtij tregu në rritje, ndërsa Google Home gjendet në vendin e dytë por me shumë distancë.

Pavarësisht ngjarjeve të ditës së djeshme, Amazon mund të ketë ende hapësirë për t’u zgjeruar më tej. Tregtia elektronike aktualisht përbën vetëm 8.5 % të të gjithë aktivitetit të shitjes me pakicë në SHBA, sipas të dhënave të Censusit të SHBA të publikuara në muajin Maj.

Lexo: Shitësit me pakicë po falimentojnë në një kohë rekord

Burimi: news.vice.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0