Shitësit me pakicë po falimentojnë në një kohë rekord - Business Magazine Albania

Shitësit me pakicë po falimentojnë në një kohë rekord


Shitësit me pakicë janë duke falimentuar në një normë rekord në përpjekje për t’u përballur me rritjen e shpejtë të blerjeve online.

Në më pak se tre muaj, 14 zinxhirë të shitjeve me pakicë kanë njoftuar se do të kërkojnë mbrojtje gjyqësore, sipas një analize nga “S & P Global Intelligence Market”. Pak segmente të shitjes me pakicë kanë patur imunitet pasi shitësit e këpucëve apo shitësit e pajisjeve elektronike e kanë gjetur veten të detyruar të riorganizohen.

Ndërkohë, shitësit amerikanë po mbyllin dyqanet e tyre më shpejt se kurrë, ndërsa përpiqen të zhvendosin më shumë biznesin e tyre në internet. S & P fajësoi vështirësitë financiare të shitësve për paaftësinë e tyre për t’u përshtatur me rritjen e presionit nga e-commerce.

CEO i “Urban Outfitters” Richard Hayes tha se ka shumë dyqane që po mbyllen, veçanërisht ato që shesin veshje.

“Ne po shohim rezultatet: dyer që po mbyllen dhe qira të tërhequra. Ky trend do të vazhdojë për një të ardhme të parashikueshme dhe madje mund të përshpejtohet”, tha ai.

Supermarketet, dyqanet elektronike dhe dyqanet e veshjeve janë më të rrezikuarat, sipas S & P.

Segmentet e shitjeve me pakicë të ushqimeve dhe ato të përmirësimit të shtëpisë janë më të sigurtat.

Dyqane si “The Limited”, “Wet Seal”, “BCBG Max Azria” dhe “Vanity Shop” i Grand Forks po kërkojnë mbrojtje gjyqësore në vitin 2017. ‘Viktima’ e fundit e këtij trendi ishte “Payless Inc”, e cila u paraqit për falimentim më 4 Prill dhe tha se do të mbyll 400 dyqane.

Burimi: bloomberg.com

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0