Në podcastin e radhës, kryeministri Edi Rama u ndal te Inteligjenca Artificiale. Sipas tij, procesi i prokurimeve publike, do të jetë tërësisht digjital, i cili do të fillojë me kryerjen e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të paraklualifikimit. Me modelin e Inteligjencës Artificiale theksoi kryeministri, do të kthehen prokurimet publike në një proces transparent dhe të lexueshëm.
“Me modelin Inteligjencës Artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelibi. E kthejmë prokurimin e fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm. Tashmë ato të gjitha qindra mijëra veprime që duhet të bëjnë në këtë proces i bën algoritmi”, tha ai.
Nuk është vetëm kjo plot gjëra të tjera janë të mundura dhe po punojmë në disa drejtime që të përdorim Inteligjencën Artficiale dhe për ti dhënë vetes mundësia që nuk do të mund t’i imagjinonim.”
Sipas pedagoges Denisa Kele, vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të qenë një shtet teknologjik.
“Kemi mundësinë të jemi një vend më ‘tecno friendly’, e kemi kemi mundësinë për të pasur burimet njerëzore, për të qenë një shtet dixhital. Shqipëria mund të jetë një shtet teknologjik, i ka të gjitha kapacitetet e duhura për të qenë”, tha Kele.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, qeveria shqiptare miratoi projektligjin lidhur me procesin e prokurimeve publike, i cili do të jetë tërësisht digjital.
Scan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.