Ja kur do të dalë iPhone 11. Partnerit të Apple gabimisht i shpëton fjala - Business Magazine Albania

Ja kur do të dalë iPhone 11. Partnerit të Apple gabimisht i shpëton fjala


Ken Miyauchi, president i konglomeratit gjigand japonez SoftBank, rastësisht tregoi datën e lançimit të iPhone 11. Dhe kjo ka kuptim në mënyrë të përsosur.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se si Softbank ka planikua të menaxhojë linçimin e iPhone, Miyauchi tha se një ligj i ri japonez i biznesit të telekomunikacionit që hyn në fuqi më 1 Tetor të këtij viti do të nënkuptojë që kompania do të lihej në pritje 10 ditë të plota pas lançimit të iPhone-ve, para se të fillonte shitjet e tyre.

Kjo do të thotë që iPhone 11 do të lançohet deri më 20 Shtator (ditë e Premte), datë që lidhet në mënyrë të përsosur me lançimet e mëparshme: iPhone XS (e Premte, 21 Shtator), iPhone X (E Premte, 22 Shtator), iPhone 7 (E Premte, 16 Shtator), iPhone 6S (e Premte, 25 Shtator), etj.

Kuptohet, Miyauchi u mundua të mbulojë gabimin e tij, duke thënë “Më falni, nuk duhet ta them këtë”.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0