Ja cilët janë të rinjtë shqiptarë që po i përkushtohen shkrimit të librave

Ja cilët janë të rinjtë shqiptarë që po i përkushtohen shkrimit të librave


Teksa syri të has vetëm të rinj me smartphone në dorë, në mendje na vjen vetëm një pyetje. A ka më nga ata të rinj që duan të lexojnë libra apo të shkruajnë një të tillë?

Në BusinesMag.al dhe në BusinessMag Kosovo gjeni një përgjigje për këtë. Po, ka. Në këtë artikull do të lexoni për të rinj që kanë shkruar libra online, libra për Universitetin e Oksfordit, një djalë që publikon tre librat e tij në Amazon, apo disa të rinj nga Kosova që shkruajnë një libër karriere.

Edhe pse ishte vetëm një adoleshente, kur ka publikuar librin e saj të parë, Hiljana Biba ka arritur të ketë sukses dhe një shikueshmëri të madhe në internet. “Më quajnë Xhulia” është romani që e ka futur atë në botën letrare. Sot libri i saj është mjaft i suksesshëm. Hiljana është studente në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. E apasionuar pas pikturës dhe letërsisë, pak vite më parë filloi të shkruajë dhe ka arritur të publikojë librin e saj të parë në faqen e internetit: Booksie. Mund të tingëllojë çuditshëm, por gjithçka ka nisur nga një ëndërr, ku i është shfaqur personazhi kryesor Xhulia. Duke ndërthurur së bashku mjekësinë dhe të shkruarit, në planet e saj të ardhshme, ajo dëshiron të merret me studime shkencore dhe t’i hedhë ato në një libër.

Hiljana Biba, shembull për bashkëmoshatarët e saj

Dario Hani është 20 vjeçari nga Shqipëria, i cili ka publikuar 3 libra në Amazon. Ai momentalisht po studion për Ekonomi në Universitetin Ca Foscari në Venecia, Itali. Gjithashtu, Dario është bashkë-krijues dhe drejtues aktiv i Kapitalit Intelektual Studentor Shqiptar “KISS the future” i Fondacionit “Innovation Value Albania” (IVA) Startup Nation Ecosystem. Librat e publikuar në Amazon nga ai janë “So Simple”, “No One’s Property” dhe “The Want”. Librat janë elektronikë dhe mund të lexohen nga çdo pajisje e lidhur me internetin. Dario është kujdesur për publikimin dhe të drejtat e autorit. Librat janë falas për të abonuarit Kindle dhe kushtojnë vetëm 3 dollarë për gjithë të tjerët. Shitjet i kanë kaluar në total 800 dhe janë në vazhdim edhe ndër vite.

Dario Hani, djaloshi 20 vjeçar nga Shqipëria, publikon 3 libra në Amazon

Të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe sportit por edhe në atë akademike. Njëra nga këto është 27 vjeçarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi. Ajo është anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetitin e Mastrihtit. Ka mbaruar studimet e doktoraturës në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Fakultetin Juridik të Kolumbias. Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezantojë hulumtimet e saj në Parlamentin Europian dhe atë Holandez.

Vetëm 27 vjeç, shqiptarja boton libër për ‘Universitetin e Oxford’-it

Libri “Orientim në Karrierë”, synon t’i vetëdijësojë studentët e të rinjtë, por edhe profesorët e institucionet publike, për rëndësinë e orientimit në karrierë. Ky libër është i shkurtër, praktik dhe i lehtë për t’u përvetësuar. Rekomandohet ta lexoni, veçanërisht ju studentë të cilët jeni duke bërë plane për karrierën tuaj.

Të rinjtë e Kosovës tashmë kanë një libër për orientimin në karrierë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0