Hiljana Biba, shembull për bashkëmoshatarët e saj - Business Magazine Albania

Hiljana Biba, shembull për bashkëmoshatarët e saj


Edhe pse ishte vetëm një adoleshente, kur ka publikuar librin e saj të parë, Hiljana Biba ka arritur të ketë sukses dhe një shikueshmëri të madhe në internet. “Më quajnë Xhulia” është romani që e ka futur atë në botën letrare.

Nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të botonte një libër, por sot libri i saj është mjaft i suksesshëm. Hiljana Biba është studente në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. E apasionuar pas pikturës dhe letërsisë, që në moshë të hershme filloi të shkruajë dhe ka arritur të publikojë librin e saj të parë në faqen e internetit: Booksie. Mbase mund të tingëllojë çuditshëm, por gjithçka ka nisur nga një ëndërr, ku i është shfaqur personazhi kryesor Xhulia.

Për të arritur deri në këtë pikë, asaj i është dashur të kalojë vështirësi, por asnjëhërë nuk është ndalur dhe ka punuar fort derisa arriti të publikojë. Booksie nuk e ka si gjuhë të autorizuar shqipen, ndaj dhe Hiljanës i është dashur t’a shkruaj disa herë nga e para, për shkak se gjatë redaktimit ndryshonte rendi i fjalëve dhe shenjat e pikësimit.

Ajo ka nisur rrugëtimin e saj për t’u bërë mjeke dhe nuk ka dashur ndonjëherë të bëhet shkrimtare, por nuk ka në plan të heqë dorë nga asnjëra prej tyre. Duke ndërthurur së bashku mjekësinë dhe të shkruarit, në planet e saj të ardhshme, ajo dëshiron të merret me studime shkencore dhe t’i hedhë ato në një libër.

Duke punuar për rreth katër vite me përkushtim rreth këtij libri, ajo ndan me të rinjtë një mesazh:  “Nëse ke dëshirë dhe kurajo për të arritur diçka, atëherë mund t’ia dalësh”.

Sipas saj, “të mos heqësh dorë nga ajo që do dhe e ke përzemër, mund të arrish aty ku ju synon”.

Besmira Koro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0