Ja cilat janë arsyet pse nuk keni patur sukses deri tani - Business Magazine Albania

Ja cilat janë arsyet pse nuk keni patur sukses deri tani


Askush nuk e ka arritur suksesin brenda natës. Vetëm për arsye se biznesi juaj nuk po rritet dhe nuk po funksionon akoma, kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu edhe në të ardhmen. Ka një numër arsyesh të mundshme pse kjo nuk ka ardhur akoma.

Lexoni: Që të jesh i suksesshëm duhet të thuash JO shpesh 

“Pse po më merr kaq shumë kohë për të arritur suksesin?” është pyetja që ju bë përdoruesve në Quora, të cilët dhanë përgjigjet e mëposhtme.

  • Ju nuk po realizoni detyra që kanë rëndësi

Përdoruesi i Quora, Lukas Schwekendiek sugjeron se suksesi vjen pasi punoni fort, por vetëm nëse kjo punë bëhet siç duhet. Ai shkruan:

“Ekzistojnë vetëm disa detyra që me të vërtetë kanë rëndësi, me pjesën tjetër të gjërave që mbështetin këtë bazë … Në të njëjtën mënyrë, biznesi, marrëdhëniet dhe financat tuaja gjithashtu nuk do të përmirësohen nëse nuk bëni disa detyra që kanë rëndësi! “

Ai krahason drejtimin e një biznesi me të shkuarit në palestër – mund të lexoni gjithçka që duhet të dini për palestrën dhe të shkoni një herë në javë, ose mund të dini pothuajse asgjë rreth fitnesit dhe të kaloni dy orë në ditë në palestër. Shanset janë, nëse kaloni dy orë në ditë atje, do të jeni më të shëndetshëm.

  • Ju nuk keni dështuar mjaftueshëm

Sipas përdoruesit të Quora, Kane Harry dështimi është një hap i rëndësishëm drejt suksesit. Kushdo që nuk ka pasur sukses ndoshta nuk ka dështuar mjaftueshëm. Ai shkruan:

“Ndërsa rehatohesh mirë, të tjerët po sfidojnë veten me dështime të njëpasnjëshme, duke mësuar gjëra të reja, sepse vetëm kur dështoni, mund të merrni mësimin për veten tuaj. Ashtu si çeliku që është rrahur mes zjarrit edhe ju do të jeni në gjendje të përballoni jetën.”

Duke dështuar përsëri dhe përsëri, ju do të rrisni aftësitë tuaja dhe do të merrni vendimet e duhura herën tjetër që do të përballeni me një sfidë.

  • Ju jeni duke u fokusuar në ngjarjet negative

Përdoruesja e Quora, Elaine Sihera thotë se është e rëndësishme të jeni të ashpër me veten, por mos u përqëndroni në gabimet tuaja deri në pikën ku ju mbajnë larg nga veprimi. Ajo shkruan:

“Rritja personale vjen përmes gatishmërisë për të pranuar ndryshimet nga përpjekjet e përditshme, por ne jemi të penguar nga frika e pasojave, frika e marrjes së rreziqeve, krijimi i mundësive dhe madje edhe frika e përballimit të suksesit. Në fakt për shumë njerëz vetëvlerësimi i tyre është kaq i rrënjosur dhe rezistenca e tyre për të ndryshuar është kaq e madhe, sa do të duhen vite për t’u treguar atyre se janë njerëz unikë dhe të talentuar, të cilët mund ta kontrollojnë të ardhmen e tyre.”

Lexoni: A po e sabotoni vetë suksesin e biznesit tuaj?

  • Ju i keni harruar qëllimet tuaja

Ndonjëherë, kur ndjekim qëllimet tona, ne shikojmë shumë nga afër hollësitë dhe harrojmë pamjen e madhe. Përdoruesja e Quora, Elizabeth Morrow ka këshilla për këdo në këtë situatë:

“Shikoni qëllimin tuaj. A është ende diçka që ju intereson? Është e pazakontë që një objektiv mos të ketë nevojë për ndryshime. Nuk do të thotë që qëllimi juaj i parë ishte i zgjedhur keq, por nënkupton se sa keni arritur. Pra, reflektoni për një moment, rivlerësoni atë që dëshironi dhe vendosni një synim të ri.”

Ajo gjithashtu tha se nëse nuk e keni përmbushur ende qëllimin tuaj, kjo nuk do të thotë që ju keni dështuar, por nëse e shikoni që qëllimi juaj nuk është realist, vendosni një të ri.

  • Ju jeni shumë të fokusuar në egon tuaj

Nëse nuk e keni parë ende suksesin, nuk mund të jetë qëllimi që keni vendosur ose njerëzit që ju pengojnë që ta arrini atë. Problemi mund të jetë vetja juaj. Përgjigja e Quora nga Kane Harry:

“Sepse mendoni se jeni më inteligjent, sepse inteligjenca nuk tregohet përmes asaj që keni mësuar, por përmes mënyrës se si jetoni”.

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga ata që janë përreth jush. Vetëm për arsye se suksesi është i juaji, kjo nuk do të thotë që duhet ta fitoni vetë. Çdo sipërmarrës, artist apo politikan ka dhjetëra njerëz për të falënderuar për suksesin e tyre.

  • Ju po vendosni objektiva joreale për veten tuaj

Përdoruesja e Quora Elaine Sihera gjithashtu kishte disa ide për vendosjen e qëllimeve. Ajo shkruan se ju mund të vendosni qëllime joreale për veten tuaj:

“Shpesh, kjo është një përpjekje për të kërkuar miratimin dhe për të arritur të paarritshmen, por siç mund të mos jeni mjaft të gatshëm për to, veprime të tilla kryesisht ju inkurajojnë të ecni më ngadalë dhe të ulni shkallën e arritshmërisë tuaj.”

Duke vendosur qëllime më të vogla, ju do t’i gjeni më të thjeshta për t’i arritur ato, duke ju dhënë një ndjenjë suksesi. Dhe pak nga pak, këto qëllime do të bëhen më të mëdha. Bizneset më të mëdha kishin qëllime jashtëzakonisht të përulura kur filluan (Amazon ishte një librari online dhe Facebook ishte një site kolegji).

  • Ndoshta po ju mbaron frymëzimi

Përdoruesi i Quora, Zsolt Hermann thotë se nuk jeni mjaftueshëm të frymëzuar. Ai shkruan:

“Të gjitha këto probleme – gjetja e objektivave të denja, realiste dhe të rëndësishme, marrja e mbështetjes së nevojshme, frymëzimi gjatë gjithë kohës – mund të zgjidhen në mjedisin e duhur, të qëllimshëm dhe mbështetës reciprok.”

Lexoni: Dëshironi të keni më shumë sukses në jetë? Ja tre gjëra që duhet t’i bëni

Arsyeja pse ju nuk jeni të frymëzuar mund të jetë ambienti juaj, sipas Hermann. Hidhni një sy tek njerëzit rreth jush. A janë ata mbështetës? A besojnë ata në idenë, karrierën apo përpjekjet tuaja kreative? Nëse jo, ata nuk mund të investojnë në suksesin tuaj. Në vend të kësaj, krijoni lidhje të qëndrueshme me njerëz që vërtetë ju mbështesin dhe ju frymëzojnë.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0