Dëshironi të keni më shumë sukses në jetë? Ja tre gjëra që duhet t'i bëni - Business Magazine Albania

Dëshironi të keni më shumë sukses në jetë? Ja tre gjëra që duhet t’i bëni

Gjithkush dëshiron “sukses brenda natës”. Madje edhe njerëzit më realë që njihni, ëndërrojnë të arrijnë suksesin brenda një kohe të shkurtër. Të bëheni të famshëm ose të pasur për një moment, është e vetmja lëvizje e shkëlqyer e juaja.

Por për fat të keq, suksesi brenda natës thjesht nuk ekziston. Dhe të menduarit e kësaj është thjesht një humbje kohe. Në fakt, nëse “goditja” me suksesin brenda natës është burimi juaj i vetëm i frymëzimit, i vetmi konkluzion në të cilin ju do të arrini, është se ju nuk mund të bëheni kurrë të suksesshëm. Pasuria, suksesi dhe respekti, janë produkt i një pune të qëndrueshme dhe të vërtetë. Për këtë arsye, në vend që të përplasesh çdo ditë duke shpresuar që një mrekulli të të ndodhë, atë në të cilën duhet të përqëndrohesh, është vullneti dhe dëshira për të arritur qëllimet e tua, jo duke ëndërruar por duke punuar e besuar fort tek potenciali yt. Këtu janë tre gjërat që këshillohet t’i bëni:

Gjej të mirën
Njerëzit e pasuksesshëm fokusohen tërësisht në atë që është e gabuar. Ata mendojnë për njerëzit që i mbajnë ata, këshillat e këqija që kanë marrë, shumëllojshmërinë e arsyeve pse ata nuk duhet të punojnë më shumë në ndjekjen e qëllimeve të tyre. Por pse ndodh kjo? Njerëzit e suksesshëm bëjnë të kundërtën. Ata kërkojnë dhe përqëndrohen dhe vlerësojnë të mirën në botë, gjërat më të bukura të saj. Studimet tregojnë se njerëzit që praktikojnë mirënjohje, janë më të lumtur, më produktivë dhe më të shëndetshëm? Ata përgjithësisht janë më ambiciozë se pjesa tjetër. Ta themi thjesht, të gjithë kalojnë kohë të gëzueshme me njerëz të lumtur, mirënjohës dhe pozitivë. Suksesi fillon në mendjen tuaj. Është pjsërisht produkt i perspektivës me të cilën vlerësoni botën dhe mundësitë brenda saj.

Mos fajso
Cila është një gjë që njerëzit e suksesshëm nuk e bëjnë? Ata nuk fajsojnë të tjerët për të metat e tyre. Ata marrin përgjegjësi, për dështimet e tyre dhe fitimet e tyre. Që do të thotë, ata marrin pronësinë mbi jetën e tyre dhe mbajnë veten përgjegjës për të qenë lloji i personit që duan të jenë. Shumë shpesh ne bëjmë të kundërtën. Por pse ndodh kjo? Sepse është më e lehtë dhe justifikon pasigurinë tonë të vazhdueshme. Për t’a bërë këtë, duhet t’I japësh vetes kurao për të vazhduar përpara. Në rrugën e suksesit, ju në mënyrë të pashmangshme bëni gabime, ose bini pre e tyre. Nëse i fajësoni të tjerët për këto gabime, nuk do të rriteni ose nuk do të mësoni, që do të thotë që kurrë nuk do të arrini potencialin tuaj ose destinacionin tuaj të dëshiruar.

Dilni nga rurtina
Të gjithë njerëzit e suksesshëm i kushtojnë vëmendje asaj që në jetën e tyre dhe në rutinat e tyre, po gjeneron rezultate pozitive dhe asaj që nuk po gjeneron. Ata kërkojnë gjurmë për të marrë vendimet e tyre të ardhshme. Psh: nëse në palestër gjeni mënyrën e duhur për të humbur peshë, ju do të vazhdoni t’a bëni gjithmonë këtë gjë, apo nëse në punë do të gjeni një mënyrë që do t’ju risë produktivitettin, ju do e bëni gjithmonë këtë gjë.

Lexo: Suksesi është më i sigurt kur afër ke një mentor

Suksesi, në fund të ditës, ka të bëjë me identifikimin e asaj që punon dhe dizejnon shprehitë, për t’ju ndihmuar të qëndroni të qëllimshëm dhe produktiv.

Njerëzit e pasuksesshëm shpesh e lënë veten pas dore. Ata e bëjnë këtë duke refuzuar të marrin përgjegjësi për jetën e tyre, duke fajësuar të tjerët për të metat e tyre të perceptuara dhe duke u fokusuar në gjërat e tyre negative. Ajo që duhet të bëni, për gjetjen e lumturisë dhe suksesit, është ndërtimi i zakoneve që ju ndihmojnë të bëni të kundërtën. Dhe nëse ata e gjejnë atë diçka që po bëjnë nuk po punon, ose po prodhon rezultate negative, ata do të ndalojnë së bëri këtë gjë. Është një çështje për të mbetur  të vetëdijshëm dhe për të vepruar në mënyrë strategjike.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0