Që të jesh i suksesshëm duhet të thuash JO shpesh  - Business Magazine Albania

Që të jesh i suksesshëm duhet të thuash JO shpesh 


Të refuzoni mundësinë për një kontratë biznesi të ardhshme që vjen në rrugën tuaj ndonjëherë mund të jetë vendimi më i mirë që keni bërë. E vërteta është, shumë pak drejtues mund t’u thonë Jo këtyre mundësive.

Ka shumë gjëra pozitive në të thënit Jo. Të refuzosh punë dhe detyrime shtesë ju lejon të mbeteni të fokusuar në prioritet tuaja më të mëdha dhe në angazhimet që tashmë keni marrë. Nëse ju nuk e bëni këtë, është e lehtë të gjeni veten të përfunduar në prioritetet e njerëzve të tjerë dhe, para se ta kuptoni, të gjitha projektet e rëndësishme tashmë në listën tuaj të detyrave po “zënë pluhur”.

Lexoni: 4 momentet kur duhet të thuash “JO”, sipas Steve Jobs

Ata që arrijnë suksesin u japin përparësi angazhimeve të tyre dhe qëndrojnë të fokusuar.

Problemi është, pasi të keni arritur një nivel të caktuar suksesi, ju mund të bëheni një objektiv për njerëzit që duan ndihmën dhe kohën tuaj për gjërat që janë të rëndësishme për ta. Dhe sa më shumë që mund të doni të ndihmoni, progresi varet nga aftësia juaj për të mbajtur në fokus atë që fillimisht dëshironit të bënit.

Kjo është e vështirë për shumicën e njerëzve, sepse askush nuk dëshiron të duket i përqëndruar në vetvete dhe mospërfillës ndaj nevojave të të tjerëve.

Shumë liderë nuk dinë si të thonë jo

Sipërmarrësit në veçanti kapin çdo mundësi të re dhe kanë dëshirë për të ndihmuar, shpesh kjo është ajo që i bën ata të vendosin biznesin të parin. Mund të jetë e vështirë të dallosh mes të qenit egoist dhe të vendosësh veten të parën.

Shumica gjithmonë haset me dilemën për të gjetur mënyrën e duhur për të thënë jo. Në një podcast të Tim Ferriss, “The Tim Ferriss Show” me titull “Si të thuash jo” ju mund të mësoni shumë gjëra.

Lexoni: EKSELENCA VJEN DUKE THËNË ‘JO’

Në episod, Ferriss diskuton se si disa nga njerëzit më të njohur dhe më të suksesshëm, të cilët ai donte që të ishin pjesë e librit të tij “Tribe of Mentors” thanë jo për ofertën. Ai madje botoi disa nga përgjigjet e tyre për të ilustruar se sa të ngjashme ishin letrat e tyre të refuzimit.

Ajo që ai zbuloi ishte: Njerëzit e suksesshëm thonë Jo për 90% të gjërave që u kërkohet prej tyre. Ata thjesht nuk kanë kohë për të përfituar nga çdo mundësi. Por për arsye se ata thonë jo kaq shpesh, mësojnë ta bëjnë atë në një mënyrë që është efektive dhe me respekt. Kjo lë përshtypje pozitive tek të tjerët.

Lexoni: Si të thuash ‘Jo’ dhe prapë të pëlqehesh

Çdo përgjigje e publikuar nga Ferriss kishte elemente të ngjashme strukturore:

  1. Mirënjohje personale
  2. Ata pranojnë se po bëjnë shumë punë dhe mesazhi i tyre është i llojit “Jam unë problemi, jo ju”
  3. Ata thonë se duhet të përqëndrohen në prioritetet e tij / saj në këtë moment
  4. Shpjegojnë këto prioritete (shumë njerëz kanë nevojë për detaje për t’u simpatizuar)
  5. Japin informacion se pse realizimi i angazhimeve ekzistuese është më i rëndësishëm sesa marrja e atyre të rejave
  6. Japin arsye pse nuk po realizojnë takime, telefonata apo projekte të reja

Në fund të ditës, ka një ndryshim në mes të qenit egoist dhe të vendosësh veten në vend të parë

Ndonëse është e rëndësishme të qëndroni të hapur ndaj mundësive të reja, është mirë që të mbani angazhimet e reja në përputhje me prioritetet tuaja ekzistuese. Nëse nuk kujdeseni për veten dhe nevojat tuaja, do të zbuloni se ju do të keni gjithnjë e më pak për të dhënë – si për prioritetet tuaja ashtu edhe për projektet për njerëzit që dëshironi të ndihmoni në jetën tuaj.

burimi: ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0