4 momentet kur duhet të thuash "JO", sipas Steve Jobs

4 momentet kur duhet të thuash “JO”, sipas Steve Jobs


Çelësi për përqëndrim të lartë: Hiq dorë nga të bërit shumë gjëra në të njëjtën kohë, (multitasking).

Tipari i njëjtë i njerëzve që kanë shumë kohë dhe të ardhura më të larta është aftësia për të bërë vetëm një gjë. – Tim Ferriss, sipërmarrës.

Ne jemi gjithë kohën duke bërë multitasking. Ndoshta dhe ju në këtë moment derisa po e lexoni këtë artikull. Ndoshta jeni duke dëgjuar muzikë? Një email apo rrjet social të hapur? Ndërkohë dikush po ju flet? Gjithmonë është diçka që “lutet” për vëmendjen tonë.

Po sikur ne të përqendroheshim vetëm në një gjë? Një problem, një detyrë, një bisedë?

Ne do të ishim më të fokusuar, më produktivë dhe si rezultat do të merrnim vendime më të mira.

Jobs shpesh rekomandonte për t’u thënë jo shumë gjërave.

  1. Thuaji “jo” rrëmujës në kokë

Prioriteti juaj i parë është që të fshini nga mendja “gjërat” – ato më të parëndësishmet, detyra, kalendare, takime, ngjarje shoqërore dhe aktivitete të tjera pa vlerë që mund t’i rishikoni më vonë, delegoni te të tjerët ose t’i hiqni nga lista juaj e punëve të rëndësishme. Sa më pak e ngarkuar që është mendja juaj, aq më i mirë do të jetë përqendrimi juaj.

  1. Thuaji “jo” ndërprerjeve

Teknologjia është një nga pengesat më të mëdha për t’u përqendruar. Zhurmat e vazhdueshme nga njoftimet sigurisht që ju tërheqin vëmendjen. Së pari, kur hyni në zyrë, mos hyni menjëherë në email; ju mund të humbisni në një grumbull të nevojave dhe kërkesave të të tjerëve, kështu që bëjeni këtë në fund. Tjetër, minimizoni ndërprerjet duke aktivizuar Airplane Mode ose duke fikur njoftimet dhe duke e vendosur smartfonin tënd në një dhomë tjetër aty pranë. Pra, çfarë humb duke mos bërë asnjërën nga këto? Një studim me një grup punonjësish zbuloi se nëse të gjitha ndërprerjet eleminohen, këta punonjës fitojnë tre deri në pesë orë kohë çdo ditë, e cila është e barabartë me 40-60% të ditëve standarde të punës.

  1. Thuaju “jo” hajdutëve të kohës

Menaxhimi i kohës është mënyra më perfekte për të rikuperuar kohën e humbur nga njerëzit që ke afër, të cilët nuk dinë gjë tjetër veçse të vjedhin kohën tënde të çmuar, duke të ndërprerë vazhdimisht. Krijoni afate për çdo detyrë apo aktivitet të rëndësishëm që kërkon fokus, energji dhe përqëndrim. Në këtë mënyrë kolegët e tu nuk mund të ndërhyjnë vend e pa vend, vetëm në rastet vërtet emergjente.

  1. Thuaju “jo” pasigurive

Ndonjëherë realizimi i një qëllimi kryesor, i cili mund të të bëj të suksesshëm, vjen nga besimi te vetja. Të gjithë ju që keni qëllime të mëdha, duhet të qëndroni pozitivë në rrugëtimin që keni nisur dhe të reflektoni herë pas here për progresin që keni arritur deri më tani. Vendosni kufijë, menaxhoni kohën tuaj dhe përqendrohuni, gjithnjë duke qëndruar pozitivë.

“Njerëzit mendojnë se të përqendrohesh do të thotë ti thuash po diçkaje në të cilën duhet të përqendrohesh. Por nuk është kjo e vërteta. Të përqendrohesh do të thotë ti thuash jo njëqind ideve të tjera. Duhet të zgjedhësh me kujdes. Unë në të vërtet jam krenar për gjërat që si kam bërë, njëjtë sikur për ato që i kam bërë. Inovacion do të thotë ti thuash jo 1000 gjërave”. -Steve Jobs

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0