INSTAT: Shqiptarët, 5 vite më pak shkollë se vëndet e BE-së - Business Magazine Albania

INSTAT: Shqiptarët, 5 vite më pak shkollë se vëndet e BE-së


 

Në Shqipëri një fëmijë i moshës 6 vjeçare (mosha e përcaktuar me ligj për të filluar shkollën në vend) pritet të ndjekë arsimin përafërsisht 14 vjet. Kjo do të thotë që rreth 19 përqind e pjesës që mbetet nga jeta e fëmijës (merret për bazë jetëgjatësia mesatare 72.6 vjeç) do të kalohet në arsim.
Tërësia e viteve të shkollës për fëmijët shqiptarë nga mosha 6 vjeçare është nën atë të çdo vendi të BE-së. Shqipëria renditet pothuajse në të njëjtat nivele me Maqedoninë.Këto rezultate të bëra publike nga INSTAT, tregojnë se kjo pjesë e jetës në arsim është e njëjtë për vajzat dhe djemtë, por si jetëgjatësia ashtu edhe tërësia e viteve të shkollës për vajzat është më e lartë.
“Një fëmijë që hyn në fazën e jetës së rinisë ka mesatarisht akoma 5.2 vite arsim përpara, vajzat disi më shumë dhe djemtë disi më pak.”- thuhet në raport.
Kjo shifër në moshën 20 vjeçare është ulur në 1.8 vjet dhe ka rënë më tej në 0.6 vjet për të rinjtë më të mëdhenj të moshës 29 vjeç.Megjithatë, sa i përket jetëgjatësisë, Shqipëria paraqitet mirë mes këtyre vendeve.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0