INSTAT, në Tetor çmimet u rritën 2.1%.

INSTAT, në Tetor çmimet u rritën 2.1%. Tarifat në Universitete gjithashtu


Drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi, duke folur gjatë një konferencë shtypi, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka shënuar gjatë vitit 2013 nivelin më të ulët të rritjes në 16 vitet e fundit.

Në muajin tetor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit eshte 2.1%, sipas Institutit te Statistikave. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.4% krahasuar me muajin tetor të vitit 2014. Ndërkohë që rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 6.1%, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4.8%.

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 5.5%. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 27.8%, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 15.4%, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2.1%, nëngrupi “sheqer, reçelna e embëlsira” me 1.6%, etj.

Çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë e vezë” u ulën me 2.7%, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 0,7 %, etj. Ndërsa, sipas INSTAT ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 3.7%, pasuar nga grupi “Transporti” me 2.1%, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4% etj.

Krahasuar me një muaj më parë, shtatorin e 2015-ës, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 3.9%. Brenda këtij grupi tarifat e studimeve në universitetet publike u rritën me 6.7%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0