Instagram dëshiron t'ju ndihmojë të zgjidhni kë të mos ndiqni më

Instagram dëshiron t’ju ndihmojë të zgjidhni kë të mos ndiqni më


Përfundimisht, ju filloni të harroni se kë po ndiqni dhe ndoshta nuk shihni shumicën e atyre njerëzve në faqen kryesore.

Lexoni: Ja si t’i zbuloni me lehtësi ndjekësit e rremë në Instagram

Nëse po kërkoni ndihmë të hiqni disa persona nga lista, Instagram mund t’ju ndihmojë.

Një postim në Twitter i kohëve të fundit nga studiuesja Jane Manchung Wong, zbuloi se Instagram po teston një veçori të re që do t’i ndihmojë përdoruesit ta kenë më të lehtë të zgjedhin kë të mos ndjekin.

Kjo bazohet në llogaritë me të cilat bashkëveproni më pak dhe gjithashtu në llogari që nuk shfaqen aq shpesh në ndërfaqen kryesore, në 90 ditët e fundit.

Lexoni: Gjeni hashtag-et më të popullarizuara në Instagram pa pagesë

Ndërfaqja e Instagram aktualisht bazohet në një algoritëm ku tregon në krye llogaritë me të cilat ndërveproni më shpesh me to.

Ky shërbim supozon se këto janë llogari që ju pëlqejnë më së shumti t’i shihni.

Ndërsa mund të mos jetë e vërtetë që nuk keni interes për llogaritë e tjera, mund të jetë që ato nuk janë më aq të rëndësishme për ju, si më parë dhe se ndoshta do të ishte koha për t’i hequr ato nëse kërkoni të pastroni listën tuaj të ndjekësve”.

Lexoni: Llogaritë private në Instagram nuk janë aq të sigurta

Ubergizmo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0