Lllogaritë private në Instagram nuk janë aq të sigurta
Përditësuar së fundmi: 18/09/2019

Llogaritë private në Instagram nuk janë aq të sigurta

Share
nga Eridon Elshani
Sht 18, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Arsyeja që disa njerëz i bëjnë ‘private’ llogaritë e tyre në Instagram është sepse ata duan që të huajt të mos i shohin postimet e tyre.

E vetmja mënyrë për të pasur akses në një llogari private është nëse pronari ju lejon, ose të paktën kështu duhet të jetë.

Sipas një zbulimi të kohëve të fundit nga BuzzFeed News, rezulton që postimet tuaja private në Instagram mund të mos jenë aq private.

Lexoni: Ja sa paguhen njerëzit më të famshëm në botë për postimet e sponsorizuara në Instagram

Sipas gjetjeve të tyre, duket se duke shfletuar një profil në Instagram dhe duke inspektuar kodin burimor të faqes në internet, mund të gjesh URL-në e fotografisë që gjendet në llogarinë përkatëse, nga e cila më pas mund ta ndash me të tjerët.

Kjo do të thotë që nëse jeni duke ndjekur një llogari private, mund të gjeni burimin e saj dhe ta lidhni me fotografinë ose videon me të tjerët që të mund ta shikojnë atë, edhe nëse nuk janë duke ndjekur atë llogari.

“Sjellja e përshkruar këtu është e njëjtë me marrjen e një fotografie të një shoku në Facebook dhe Instagram dhe shpërndarjen e saj me njerëzit e tjerë. Kjo nuk do t’u japë njerëzve qasje në llogarinë private të një personi”, deklaroi një përfaqësues i Facebook-ut për Buzz Feed News.

Lexoni: E bija e reperit Eminem tani është influencer-e në Instagram me 1.6 milionë ndjekës

Buzzfeednews