E bija e reperit Eminem tani është influencer-e në Instagram me 1.6 milionë ndjekës » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 05/08/2019

E bija e reperit Eminem tani është influencer-e në Instagram me 1.6 milionë ndjekës

Share
nga Eridon Elshani
Gus 05, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Vajza e reperit Eminem, Hailie Jade Scott Mathers përmendej shpesh në këngët e tij kur ishte fëmijë. Fansat dëgjuan për marrëdhëniet e tyre baba-bijë në këngë si “Mockingbird” dhe “Kënga Hailie”.

Por Scott Mathers nuk ka ndjekur hapat e të atit. Përkundrazi, ajo është bërë një influencer-e në Instagram.

Nën llogarinë @hailiejade, Scott Mathers ka 1.6 milion ndjekës, dhe fotot e saj me veshje, ushqime dhe kafene të Starbucks marrin mesatarisht rreth 100,000 pëlqime. Ajo gjithashtu poston selfie me këshilla për bukurinë.

Scott Mathers, tani 23 vjeç, ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Michigan-it, i cili është vendi ku ajo hapi llogarinë e saj në Instagram në vitin 2016, sipas Daily Mail.

Image result for hailie jade instagram

Që prej asaj kohe, ajo duket se është bërë një influencer-e me kohë të plotë, duke postuar foto artistike të festave dhe vendndodhjeve interesante.

Eminem ka tre fëmijë: Scott Mathers dhe dy motrat e saj, Whitney Scott Mathers dhe Alaina Marie Mathers, të cilat Eminem i birësoi me ish-gruan e tij, Kimberly Anne Scott.

Sipas Evening Standard, Scott Mathers përdor një aplikacion të quajtur LikeToKnow.it, ku ndjekësit mund të blejnë produktet që ajo i vesh. Influencer-ët fitojnë një përqindje të vogël të fitimeve në këtë mënyrë.

Entrepreneur



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00