Hulumtimi/ Sa do ishte paga ideale për këdo? - Business Magazine Albania

Hulumtimi/ Sa do ishte paga ideale për këdo?

Lumturia është një qëllim që të gjithë duam ta arrijmë në jetë, por ka një pyetje që shpesh ia bëjmë vetes, cila pagesë do të na bënte vërtet të lumtur?

“A të bëjnë paratë të lumtur?” është një pyetje që ka magjepsur njerëzimin që nga kohëra të lashta. Lumturia qëndron në një kombinim kompleks faktorësh si dashuria, përmbushja personale dhe përvojat kuptimplota luajnë një rol kyç, por çfarë thotë shkenca për paratë? Paratë mund të ofrojnë rehati dhe mundësi, por sipas disa kërkimeve shkencore, të bëhesh i pasur nuk është sekreti i lumturisë. Pyetja e vërtetë duhet të jetë: “Sa para të bëjnë të lumtur?”

Lexo edhe:Një vështrim për rritjen e tregtisë elektronike në Shqipëri

Sipas një ekipi shkencëtarësh, ekziston një sasi e saktë që i bën njerëzit të lumtur. Bazuar në të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare dhe Indeksin e Planetit, ekipi ishte në gjendje të përcaktonte pagën vjetore në vitin 2020 që do të bënte të mundur një jetë të lumtur.

Sipas shkencëtarëve, paga që e bën njeriun të lumtur shkon rreth 39,000 euro në vit. Hulumtimi nga “Raisin UK” u krye në Angli. Megjithatë, megjithëse paratë mund të ofrojnë rehati dhe mundësi, është e rëndësishme të mbani mend se lumturia e vërtetë qëndron në këndvështrimin, marrëdhëniet dhe vlerësimin tonë për atë që na ofron jeta.

FN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0