Në një intervistë me Financial Times të botuar të Enjten, Peter Zhou, shefi i marketingut pranë kompanisë, tha se Huawei ka në plan të sjellë këtë vit në treg smartfonë 5G për vetëm 600 dollarë. Zhou tha se po pret që ky çmim të bjerë më shumë në vitin 2020.
Lexoni: Tregu i smartfonëve – Pse Samsung dhe Apple po humbasin terren ndaj Huawei?
“Vitin tjetër, disa persona thonë se ne mund t’i shohim smartfonët 5G në 300 dollarë dhe mendoj se kjo është e mundur”, tha ai.
Ky çmim do t’i mundësojë Huwei që të jetë mbi rivalët e tij, versionet e smartfonëve 5G të të cilëve thuhet se kushtojnë dyfishin e këtij çmimi. Për shembull, Galaxy s10 5G i Samsung pritet të kushtojë mbi 1.200 dollarë. Apple nuk ka njoftuar akoma se kur do të lançohet versioni i smartfonit 5G ose cili do të jetë çmimi i tij.
Vitin e kaluar, Huawei arriti Apple duke u bërë kështu krijuesi i dytë më i madh në botë për smartfonë që po përgatitet për dominim global.
Kompania ka arritur këtë sukses pavarësisht se është mbyllur nga disa tregje kryesore, duke përfshirë SHBA, Kanada dhe Australi, për shkak të shqetësimeve të sigurisë së qeverisë.
SHBA ka ndaluar përdorimin e produkteve dhe shërbimeve Huawei në agjencitë e saj federale, duke besuar se teknologjia e kompanisë mund të bëhet një ndihmë për qeverinë kineze për të spiunuar vendin.
Lexoni: Gjermania planifikon të përjashtojë Huawei nga rrjeti i ri 5G
Në përgjigje, Huawei paditi qeverinë amerikane në Shkurt.
“Kongresi amerikan ka dështuar në mënyrë të përsëritur të sjellëprova për të mbështetur kufizimet e saj për produktet Huawei. Ne jemi të detyruar të ndërmarrim këtë veprim ligjor si një mjet i duhur dhe i fundit,” tha në atë kohë Guvernatori i Huawei.
burimi: BI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.