Histori motivuese: La punën për të luajtur video-lojën “Football Manager”, tani po fiton dyfishin - Business Magazine Albania

Histori motivuese: La punën për të luajtur video-lojën “Football Manager”, tani po fiton dyfishin

Sot, Kelsey poston rreth tri video në javë dhe menaxhon kanalin nga shtëpia.

“Ndërsa kanali po bëhej gjithnjë e më i popullarizuar, unë fillova të fitoja para nga ai. Kështu e mora idenë se në fakt mund të ishte puna ime”, ka rrëfyer Kelsey për BBC.
Ai la punën e tij si asistent biznesi verën e kaluar për të pasur më shumë kohë për të bërë atë që do.

“Tani fitoj dy herë më shumë se në punën time të mëparshme dhe mund ta bëj këtë duke qenë shefi i vetes në të njëjtën kohë”, vazhdoi Kelsey.

Kanali i tij ka rreth 128,000 abonentë dhe siç tha ai, “shpenzoj nga 50 deri në 60 orë në javë, duke luajtur Football Manager”.

“Është shumë e pazakontë kur thoni se karriera juaj udhëhiqet nga një lojë video, por me gjithë biznesin që po rritet muaj pas muaji, unë do të përpiqem ta bëj këtë për aq kohë sa të mundem”, përfundoi Kelsey.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0