Tregjet e kapitalit, gati draftligji, rregulla të reja për raportimin e kompanive - Business Magazine Albania

Tregjet e kapitalit, gati draftligji, rregulla të reja për raportimin e kompanive

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit hodhi për konsultim një projektligj të ri për transparencën e emetuesve, i cili synon të vendosë rregulla më të qarta dhe më të forta për mënyrën se si kompanitë që operojnë në tregjet e kapitalit raportojnë informacionin e tyre.

Drafti “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve” është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian dhe përfaqëson një përpjekje për të afruar legjislacionin shqiptar me standardet europiane.

Në thelb,  projetkligji kërkon që çdo kompani që ka tituj të listuar në një treg të rregulluar të publikojë në mënyrë të rregullt dhe të detajuar informacion mbi gjendjen e saj financiare dhe aktivitetin. Kjo përfshin raportet vjetore, të cilat duhet të publikohen brenda katër muajve nga mbyllja e vitit financiar, si dhe raportet gjashtëmujore brenda tre muajve nga përfundimi i periudhës përkatëse . Këto dokumente duhet të jenë të aksesueshme për publikun për një periudhë të gjatë, deri në 10 vjet, me qëllim që investitorët të kenë mundësi të analizojnë performancën e kompanive në kohë.

Një element i rëndësishëm i draftit është zgjerimi i transparencës përtej shifrave . Kompanitë do të duhet të raportojnë edhe mbi rreziqet, pasiguritë dhe faktorët që mund të ndikojnë në aktivitetin e tyre, duke përfshirë në disa raste edhe aspekte të qëndrueshmërisë.

Projektligji vendos gjithashtu rregulla të qarta për transparencën e pronësisë. Çdo aksioner që arrin ose kalon pragje të caktuara të të drejtave të votës, duke filluar nga 5% e deri në nivele më të larta, do të jetë i detyruar të njoftojë për këtë ndryshim. Qëllimi është të bëhet më e dukshme se kush kontrollon realisht kompanitë dhe të shmangen situatat ku ndikimi ushtrohet në mënyrë të fshehtë.

Një tjetër aspekt r i rëndësishëm, është kalimi i detyrueshëm drejt raportimit elektronik në një format të standardizuar në vitet në vijim, në përputhje me praktikat e BE-së . Kjo pritet të lehtësojë krahasimin e të dhënave dhe analizën nga investitorët, duke e bërë informacionin më të përdorshëm dhe më transparent. Megjithatë, ndikimi real i këtij ligji do të varet nga konteksti në të cilin ai zbatohet. Shqipëria ka ende një treg kapitalesh të kufizuar, me pak kompani të listuara dhe me një pjesëmarrje të ulët të investitorëve publikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0