Hapet për herë të parë në Shqipëri "Albania Cyber Academy" - Business Magazine Albania

Hapet për herë të parë në Shqipëri “Albania Cyber Academy”


Në kuadër të Javës së Inovacionit, Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) nën kujdesin e veçantë të Ministres për Inovacionin dhe Administratës Publike Znj. Milena Harito, në partneritet me Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë Kosovë dhe Divizionin UBT-CERT organizuan në Tiranë për herë të parë konferencën studentore “Teknologjia që punëson” në ambjentet e Innovation Hub Tirana.

Deri në datën 3 Prill u bë dorëzimi i punimeve, duke patur në fokus temën e Javës së Inovacionit “Teknologjia që punëson”, në ndikimin dhe evoluimin e sulmeve kibernetike në rritjen e vendeve të punës, duke sjellë analiza nga Microsoft, Google, Amazon etj. Punimet e plota u paraqitën deri në datën 24 Prill dhe sot u bë prezantimi i fituesve.

Gjatë konferencës u shpall hapja e “Albania Cyber Academy”, për të apasionuarit pas fushës së kibernetikës. Ndër punimet më të mira u zgjodhën 4 fitues të cilët u pajisën me certifikata si të gjithë pjesëmarrësit dhe përfituan bursa studimi të plota si dhe mundësinë për të qenë të pranishëm në shkollën verore të Pragës, e mundësuar nga NATO, me të gjitha shpenzimet e mbuluara.

Albania Cyber Academy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0