Microsoft ka dizenjuar këto lodra shumëngjyrëshe që u mësojnë fëmijëve të verbër kodimin - Business Magazine Albania

Microsoft ka dizenjuar këto lodra shumëngjyrëshe që u mësojnë fëmijëve të verbër kodimin


Pasi shkencat kompjuterike po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në karrierën e njerëzve në këtë botë që ndryshon shumë shpejt, është e rëndësishme që askush të mos ngelet mbrapa për shkak të sfidave mendore dhe fizike.

Për ta realizuar këtë, Microsoft ka zhvilluar “Projektin Torino”, një sistem që konsiston në një gjuhë programimi dhe lodra të mëdha shumëngjyrëshe të quajtura ‘pods’, që përdoren për të prodhuar tinguj, tregime, poezi dhe këngë në mënyrë që të mësohen konceptet e kodimit për fëmijët me dëmtime në shkrim.

Ideja është për të ndihmuar fëmijët e moshës shtatë deri në 11 vjeç që të njihen me të menduarin kompjuterik dhe t’u mundësojnë mësuesve pa përvojë në shkencat kompjuterike t’i udhëheqin ata në këtë drejtim.

Përveç mësimit duke luajtur me ‘pods’, fëmijët mund të përdorin një aplikacion shoqërues për të transferuar kodimin që ata krijojnë duke vazhduar më tej me projektet e tyre.

Microsoft tha se “Projekti Torino” është dizenjuar në bashkëpunim të ngushtë me dhjetra studentë të rinj në Mbretërinë e Bashkuar dhe inkorporojnë feedback nga ata në mënyrë që të arrihet në faza të caktuara.

Kjo është një ide e zgjuar që shpresojmë se do të zgjerohet për t’ua mundësuar më shumë se 285 milionë njerëzve në mbarë botën, të cilët vuajnë nga verbëria. Microsoft është duke punuar me “Institutin Kombëtar Mbretëror për të Verbërit” në Mbretërinë e Bashkuar për të sjellë “Projektin Torino” për 100 fëmijë në një version beta duke filluar këtë vjeshtë.

burimi: thenextweb.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0