Google Search sjell një veçori të re – tani mund të ju ndihmojë të kontrolloni gramatikën tuaj - Business Magazine Albania

Google Search sjell një veçori të re – tani mund të ju ndihmojë të kontrolloni gramatikën tuaj

Google tani mund të ju ndihmojë të kontrolloni gramatikën tuaj, pikërisht tek skedari i kërkimit.

Kontrolluesi gramatikor i ri i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e që për momentin është në dispozicion vetëm me gjuhën angleze, mund t’i ndihmojë përdoruesit të shohin se “nëse një frazë apo fjali është e shkruar në një mënyrë të saktë gramatikore, dhe nëse jo do t’i ndihmojë ata në korrigjim”.

Dhe ajo është një veçori e lehtë për t’u përdorur.

Shkruajeni një fjali ose një frazë në Google Search, duke i shtuar fjalët ”grammar check”, “check grammar” ose “grammar checker”, shkruan Mashable.

Në disa raste këto fraza nuk nevojiten fare, por përdorimi i tyre do të sigurojë në shfaqjen e këtij mjeti të ri.

Nëse fraza është e shkruar në mënyrë të saktë, Google do ta shfaq një shenjë të gjelbër.

Por nëse keni nevojë për pak ndihmë, atëherë Google do ta shfaq opsionin e saktë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0