Fuqizimi i Bizneseve Shqiptare- Kurset Wifi dhe rëndësia e tyre - Business Magazine Albania

Fuqizimi i Bizneseve Shqiptare- Kurset Wifi dhe rëndësia e tyre


Dhoma e Tregtisë e Tiranës së fundmi në periudhen Dhjetor 2014 rinënshkroi marrëveshjen ndërmjet WKO (Dhomës Austriake të Tregtisë) –WIFI International.

INTERVISTE ME AJSELA TELI – Koordinatore Trajnimesh

 

Kur ka nisur kjo marrëdhënie?

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në të mirë të ngritjes së shkallës së përgatitjes të biznesit shqiptar dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike tregtare, që i shërbejnë interesit të përbashkët të dy palëve Shqipëri –Austri rinënshkroi , edhe një marrëveshje 3 vjeçare të bashkëpunimit ndërmjet kësaj dhome CCIT dhe Dhomës Ekonomike të Austrisë WKO-WIFI për Trajnimin Profesional të Biznesit shqiptar në Menaxhimin e Sipërmarrjes dhe bashkëpunimit me Bizneset Austriake.

Kjo marrëdhënie filloi në CCIT dhe WKO që në 2009, me një marrëveshje 6 vjeçare e cila për një pjesë të Biznesit Shqiptar ka rezultuar shumë e suksesshme, si nga krijimi i partneritetit me biznesin austriak, dhe nga ngritja profesionale e nivelit menaxherial, pjesë- marrës në këto Kurse.

Rëndësia e WIFI

Instituti për Promovimin Ekonomik WIFI-IKT është institucioni më i madh edukues i Dhomës Austriake Federale të Tregtisë dhe ofruesi më i njohur i Trajnimit Profesional dhe edukimit të avancuar në Austri.

WIFI- International Know How Transfer (Transferta Ndërkombëtare e Dijeve, ose WIFI- IKT) është pjesë e Dhomës Austriake të Tregtisë, e themeluar për të asistuar biznesin në ngritjen, forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Qëllimi kryesor i WIFI –IKT është të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin ekonomik të vendeve në të cilat ai fokusohet dhe njëkohësisht të vazhdojë të hapë horizonte të reja mbi ekonominë austriake/ndërkombëtare dhe mundësinë e bashkë- punimit të këtyre ekonomive me ato të vendeve në zhvillim.

 

Si ofrohen këto Kurse WIFI nga CCIT tek Biznesi shqiptar?

Kurset WIFI International janë kurse të cilat ofrohen tek niveli menaxherial i Biznesit Shqiptar/ Përfaqësuesit të Biznesit. Ato ofrojnë një Trajnim 9 ditorë me Lektorë Austriakë, të çertifikuar ndërkombëtarisht dhe kanë si qëllim kryesor mundësinë e partneritetit me Bizneset Austriake. Kurset WIFI të ofruara nga CCIT janë kurse të subvencionuara nga WIFI International / WKO me qëllim që tu vinë në ndihmë biznesit shqiptar për binjakëzim me bizneset austriake. Qëllimi i WIFI-t është për të nxitur zhvillimin e njerëzve, bizneseve, institucioneve në vende jashtë Bashkimit Evropian, duke ofruar një program gjithëpërfshirës dhe të përshtatur të Kurseve.

Këto trajnime ofrohen në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregëtisë, me qëllim eksportin e dijeve ndërkombëtare dhe multikulturarizmin nga pala austriake & kontakteve b2b që vjen si ndihmesë dhe asistencë për biznesin shqiptar, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të tij.

Pas zhvillimit të Trajnimit në Menaxhimin e Sipërmarrjes pranë CCIT, të gjithë të Trajnuarit kanë mundësinë e një Vizite 4 ditore në WIEN.

 

Si po punon WIFI Austria në vendin tonë deri tani? A ka patur partneritete?

WIFI-IKT ka si qëllim mundësinë e bashkëpunimit, binjakezimit të bizneseve shqiptare me bizneset austriake. Nga këto partneritete deri tani, në kurset e mëparshme, kanë fituar disa biznese shqiptare, të cilat kanë gjetur klientë të rinj në tregun austriak, duke siguruar kontrata investimi, mundësi eksporti, bashkëfinancimi dhe transferimi të dijeve bashkohore austriake, çka i ka ndihmuar të zgjerohen në tregun shqiptar, mbi bazën e përvojës dhe partneritetit austriak. Të gjitha sipërmarrjet shqiptare që kanë zhvilluar takimet B2B në Austri nëpërmjet kurseve WIFI, zotërojnë sot njohuri të thelluara për tregun e këtij vendi të zhvilluar.

Për çfarë vlen diploma e WIFI-t? Përse duhet ta synojë atë një sipërmarrës shqiptar, ose i punë- suar në kompani shqiptare?
Diploma që merret nga WIFI vërteton aftësitë e individëve në bazë të standarteve ndërkombëtare. Ajo njihet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ajo vërteton aftësitë e individëve, të bazuara në norma ndërkom bëtare dhe në Aktin e Akreditimit ACT, në mënyrë të pavarur dhe neutrale. Provimet dhe Diploma janë të bazuara në rregullat e miratuara nga Ministria e Ekonomisë së Austrisë.

 

Çfarë bëjnë në Austri të trajnuarit nga bizneset shqiptare?

Gjatë vizitës 4 ditore në Austri, fituesve të provimit u jepen diplomat përkatëse (nga WIFI Austria), të njohura në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Po ashtu, organizohet një takim në Dhomën e Ekonomike të Austrisë dhe zhvillohet një forum biznesi ndërmjet të dy vendeve, ku biznesmenët shqiptarë, që kanë marrë pjesë në trajnim, kanë mundësinë e kontakteve (B2B) me bizneset vendase për shkëmbim përvojë e bashkëpunim. Organizohen takime dy palëshe B2B me bizneset austriake, që jane në fusha relevante për biznesin shqiptar, këto të percaktuara sipas nevojave te biznesit shqiptar. Organizimi i takimeve bëhet nga Dhoma Ekonomike Federale e Austrisë, në bazë të një plani paraprak të hartuar sipas kërkesave të biznesmenëve shqiptarë dhe austriakë. Një përgatitje profesionale e të diplomuarve është thelbësore për të arritur rezultate të mira nga takimet e tyre të biznesit në Austri.

 

Si ndikon marrja e eksperiencës dhe bashkëpunimi me bizneset austriake?

Bashkëpunimi me bizneset austriake u mundë- son kompanive shqiptare jo vetëm akses në tregun e zhvilluar austriak, por edhe shanse të shumta për të njohur jo vetëm klientë të rinj për produktet dhe shërbimet e tyre, por edhe partnerë të ardhshëm në zhvillim e rinovim, si dhe pjestarë potencialë në investime të përbashkëta, në bashkëveprime me bankat, etj.

Suksesi me WIFIN bazohet gjithmonë në njohuri të gjera dhe në avantazhe në know-how.

Me nëntë organizatat kombëtare të përfaqësuara në të gjitha Federatat Austriake dhe më me shumë se 80 qendra Trajnimi pasarsimore, Institutet e Promovimit të Ekonomisë Austriake (WIFI) janë në Austri partneri kryesor i ekonomisë austriake.

Çdo vit 25.000 kurse e seminare të organizuara nga WIFI vizitohen nga 300.000 klientë dhe 12.000 trajnerë kompetentë nga fusha e biznesit janë në shërbim të WIFI-t.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 58 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Punonjësit e WIFI ose të angazhuar nga kjo strukturë, janë ekspertë në kurse trajnimi, seminare dhe konsultime në të gjithë botën. Qëllimet e ekspertizës WIFI janë Edukimi Profesional, Promovimi i marrëdhënieve ekonomike.

Dyer të hapura për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Shkëmbim eksperiencash dhe krijim të rrjeteve. Përmes moduleve të tyre të trajnimit, pjesë- marrësit mund të transferojnë menjëherë praktikat e tyre të biznesit.

 

A kanë standarde cilësie të njohura në botë këto trajnime?

Kurset e trajnimit dhe provimet janë të zhvilluara sipas një sistemi efektiv të menaxhimit të cilësisë, në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008. Në këto seminare mund të marrin pjesë sipërmarrës të nivelit të mesëm dhe të lartë, si dhe menaxherë që duan të përmirësojnë njohuritë e tyre.

Mund të marrin pjesë dhe menaxherë e administratorë të Kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale dhe për një shkëmbim eksperience dhe bashkëpunimi me bizneset austriake. Pjesëmarrësit mësojnë rreth apo zgjerojnë njohuritë e tyre në menaxhimin efiçient të kompanive, në metodat më të mira rreth ngritjes së Performancës, në teknikat e reja të menaxhimit dhe mënyrat e përdorimit të tyre.

Lektorët Austriakë, janë Prof. Ndërkombëtar, me përvoje të gjatë akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit dhe lidershipit

 

Kush mund të marrë pjesë në këto trajnime?

Në këto seminare mund të marrin pjesë sipërmarrës të nivelit të mesëm dhe të lartë, si dhe menaxherë që duan të përmirësojnë njohuritë e tyre. Mund të marrin pjesë menaxherë e administratorë të Kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale dhe për bashkëpunim me bizneset austriake në të gjitha fushat që ato kanë interes.

 

Cili është aktiviteti juaj i tanishëm me WIFI-n?

Shumë shpejt do të organizojmë trajnimin profesional për Menaxhimin e Sipërmarrjes. Moduli i parë i këtij kursi i fokusuar në “Top Managamet”, zhvillohet në ambientet e trajnimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në datat 14-16 Mars 2016 / Business Rhetoric – CRM – Negotiation and argumentation techniques with international clients. Moduli i dytë për “International Managemnt – Innovative Strategies for Marketing, Business Plan for International Activities ” zhvillohet në datat 22-23-24 Mars 2016 ndërsa Moduli i tretë për “EC Fund raising Programmes & International Project Manegement ” zhvillohet në datat 29-30-31 Mars 2016, po në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Vizita në Vjenë në datat 6-10 Qershor 2016.

Të gjithë ata që janë të interesuar mund të drejtohen në kontaktet si vijojnë: Ajsela Teli, Koordinatore Trajnimesh, Rr. Kavajës nr. 6, Tiranë +355 045800934 / +355 696346937

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 58 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0