Forumi Ekonomik Botëror, qindra kompani do të raportojnë për ndikimin e tyre në natyrë - Business Magazine Albania

Forumi Ekonomik Botëror, qindra kompani do të raportojnë për ndikimin e tyre në natyrë

Mbi 300 kompani dhe institucione financiare kanë planifikuar që të raportojnë për ndikimet që ato kanë në natyrën, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar kolapsimin e biodiversitetit, iu tha delegatëve në Davos të Zvicrës.

Këto të dhëna, që u krijuan nga Task-forca për informacione financiare që lidhen me natyrën, e mbështetur nga G20, kërkojnë që grupet të ndajnë më shumë informacione lidhur me rreziqet, por edhe mundësitë që ofrojnë ndërveprimet e tyre me natyrën. Në këtë mënyrë, bordet e kompanive shpresojnë se mund të marrin vendime që do të jenë më pozitive, sa i përket ndikimit në natyrë, dhe të ndihmojnë shtetet që të përmbushin zotimet që morën gjatë bisedimeve për biodiversitetin më 2022 në samitin e COP15.

“Ky është një moment kyç sa i përket raportimit të korporatave lidhur me ndikimin në natyrë”, tha David Craig, udhëheqës i Task-Forcës.

“Ky është sinjal i qartë se investitorët, huadhënësit, garantuesit e kredive dhe kompanitë të pranojnë se modelet e tyre biznesore varen shumë nga natyra dhe klima dhe duhet t’i trajtojnë këto si rreziqe strategjike, por edhe mundësi të investimeve”.

Pas nisjes së një programi të punës më 2021, që zgjati për dy vjet, Task-forca publikoi rekomandimet e para në shtator të vitit 2023, pasi mbi 250 institucione i testuan ato gjatë procesit të tyre të zhvillimit. Rekomandimet bazon në katër parime qeverisje, strategji, rrezik, masa të ndikimit dhe objektiva dhe ato synojnë të shtyjnë kompanitë që të shpjegojnë se si ato i vlerësojnë dhe menaxhojnë çështjet e ndërlidhura dhe si ato mund të përmirësojnë performacën e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0