Finlanda dëshiron të ndalojë përdorimin e telefonave nëpër shkolla - Business Magazine Albania

Finlanda dëshiron të ndalojë përdorimin e telefonave nëpër shkolla

Finlanda pritet të ndalojë përdorimin e telefonave celularë nëpër shkolla për të rritur efikasitetin e mësimit tek nxënësit
Koalicioni i ri i krahut të djathtë të vendit u zotua të prezantojë masën e re për nxënësit nga mosha shtatë deri në 15 vjeç. Gjithashtu njoftoi një rritje prej 199 milionë euro në financimin për lexim, shkrim dhe matematikë.

“Qeveria do të përforcojë kompetencat e mësuesve dhe drejtorëve për të ndërhyrë në aktivitetet që pengojnë mësimin gjatë orëve të mësimit”, tha koalicioni i ri të hënën.

“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme legjislative për të mundësuar kufizime më efikase në raste të tilla si përdorimi i pajisjeve celulare gjatë ditës së shkollës, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të përqendrohen më mirë në mësimdhënie”, thuhej tutje.
Finlanda ka qenë një vend i fortë në testin PISA, një garë për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë në matematikë, shkencë dhe lexim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0