Përtej mureve dhe paragjykimeve – Si besimi dhe humanizmi po shërojnë plagët e shoqërisë sonë? - Business Magazine Albania

Përtej mureve dhe paragjykimeve – Si besimi dhe humanizmi po shërojnë plagët e shoqërisë sonë?

Përtej mureve dhe paragjykimeve – Si besimi dhe humanizmi po shërojnë plagët e shoqërisë sonë?

Në një botë që shpesh duket e ndarë nga muret e padukshme të indiferencës, Shqipëria vazhdon të dëshmojë një të vërtetë të madhe: se forca jonë si shoqëri nuk qëndron te ajo që na dallon, por te dashuria që na bashkon. Fushata kombëtare “Peace and Harmony” ka sjellë në dritë një seri dëshmish rrëqethëse dhe frymëzuese, ku krerët fetarë nuk flasin vetëm nga foltoret e tyre, por zbresin aty ku dhimbja është më e madhe, në qelitë e burgjeve dhe në shtëpitë e familjeve në nevojë.

Një nga momentet më prekëse të kësaj fushate është mesazhi i Dom Kreshnik Ivanit, i cili na kujton se institucionet e vuajtjes së dënimit nuk janë thjesht vende dënimi, por plagë të hapura shoqërore. Brenda atyre mureve, qindra persona përballen me izolimin dhe harresën. “Burgjet nuk janë vende ku njerëzit harrohen” thotë ai, “ato janë rikujtesë ndaj detyrimit tonë për humanizëm”. Përmes video mesazhit të tij, ne kuptojmë se drejtësia e vërtetë nuk është thjesht ajo që ndëshkon fajin, por ajo që mbron dinjitetin njerëzor, duke ofruar shpresë edhe aty ku drita duket se është fikur.

(Kliko mbi videon e Dom Kreshnik Ivanit për më shumë)

Në të njëjtën linjë të solidaritetit njerëzor, Imam Shpëtim Seranaj sjell një tjetër dëshmi të fuqishme të bashkëjetesës shqiptare. Ai na tregon se si familjet me përkatësi të ndryshme fetare jetojnë në harmoni dhe mbështesin njëra-tjetrën në kohë vështirësish. “Feja e vërtetë nuk bën dallim për përkatësi, por për nevojë” thekson Imami. Ky mesazh na kujton se njeriu bëhet më i plotë kur ndihmon dhe se solidariteti fetar është fuqia më e madhe shëruese. Për ne shqiptarët, bashkëjetesa nuk është një projekt, është një trashëgimi kombëtare, që forcon harmoninë sociale dhe sigurinë tonë të përbashkët.

Lexo edhe: “Nuancat, saktësia dhe arsyeja shpesh humbasin”, një gazetar iranian mbi atë që mediat perëndimore nuk e kuptojnë për Iranin!

(Kliko mbi videon e Imam Shpëtim Seranaj për më shumë)

Kulmi i këtij dialogu vjen përmes Podkastit të fushatës “Peace & Harmony”, ku përfaqësuesit e komuniteteve fetare, Motër Ermira Koleci, Imam Dr. Hysni Skura, Dervish Hysen Sulejmani dhe teologu Thoma Çomëni, ulen së bashku për të diskutuar sfidat e kohës sonë. Ata japin një mesazh të prerë kundër ekstremizmit: “Ekstremizmi i dhunshëm nuk është besim, është keqpërdorim i besimit.” Në këtë bisedë të hapur, teologët e besimeve të ndryshme fetare trajtojnë edhe ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, duke bërë thirrje që këto mjete të përdoren për të përhapur dritën dhe jo errësirën e paragjykimit.

(Kliko mbi videon e Podcastit me përfaqësues të komuniteteve fetare për më shumë)

Ky projekt editorial, i koordinuar me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, vë në dukje se parandalimi i radikalizmit fillon me dialogun dhe njohjen e tjetrit. Kur forcojmë dialogun me tjetrin, forcojmë edhe dialogun me vetveten.

Nëse dëshiron të jesh pjesë e këtij ndryshimi, mos shiko kush është në nevojë, por shiko mundësinë që ke për të ndihmuar. Çdo akt i vogël mirësie, çdo fjalë që thyen heshtjen e izolimit, është një hap drejt një shoqërie më të drejtë. Bashkë mund të ndërtojmë një botë ku asnjë njeri nuk ecën vetëm dhe ku asnjë histori nuk mbetet pa u rishkruar.

Na ndiqni për më shumë rreth fushatës sonë në: www.knfsh.al

Kjo fushatë ndërgjegjësimi u zhvillua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të Programit Botëror për Forcimin e Rezistencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm (STRIVE), të zbatuar nga Hedayah në partneritet të ngushtë me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri dhe Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH). Vetëm autorët mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e saj, e cila nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0