“Fillon Gara për Universitetet 2024-2025: Hapat dhe Datat Kryesore që Duhet të Dini!” - Business Magazine Albania

“Fillon Gara për Universitetet 2024-2025: Hapat dhe Datat Kryesore që Duhet të Dini!”

Këtë të shtunë, më 6 korrik, është publikuar kalendari i procedurave për aplikimin në universitete për vitin akademik 2024-2025. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se procesi i aplikimit dhe regjistrimit do të realizohet online në portalin universitar “U-Albania”.

Faza e parë: Pagesa e tarifave

Faza e parë e këtij procesi është pagesa e tarifave, e cila nis më 15 korrik dhe përfundon më 29 korrik. Kandidatët duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit, që është 2000 lekë. Kjo pagesë mund të bëhet në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, përmes faturës për arkëtim që shkarkohet nga portali U-Albania. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave duhet të konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania.

Faza e dytë: Aplikimi online

Aplikimi online do të realizohet në periudhën 30 korrik – 4 gusht. Gjatë këtyre gjashtë ditëve, maturantët kanë mundësinë të zgjedhin deri në 10 programe studimi. Më 28 gusht është parashikuar faza e ankimimit, ku kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre nëse ka ndonjë problem me aplikimin ose renditjen.

Faza e tretë: Regjistrimi në Institucionet e Arsimit të Lartë

Faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë do të zhvillohet nga data 30 gusht deri më 13 shtator. Gjatë kësaj periudhe do të bëhet publikimi i renditjes së kandidatëve. Për ata që dëshirojnë të çregjistrohen, është caktuar një kohëzgjatje prej dy ditësh, nga 14 deri më 15 shtator.

Ky kalendar ofron një udhëzues të qartë për të gjithë kandidatët që synojnë të ndjekin studimet e larta në vitin akademik 2024-2025, duke siguruar që secili hap i procesit të kryhet me transparencë dhe në kohën e duhur.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0