Fëmijët më të suksesshëm marrin këto 8 dhurata nga prindërit e tyre - Business Magazine Albania

Fëmijët më të suksesshëm marrin këto 8 dhurata nga prindërit e tyre


Çdo prind dëshiron që fëmijët e tij të jenë të suksesshëm, por ka shumë rrugë për të bërë drejt suksesit. Warren Buffett thotë se ju jeni të suksesshëm nëse njerëzit që shpresoni se do t’ju duan në të vërtetë ju duan. Oprah Winfrey thotë se suksesi kërkon të mësosh se cilat ura të kaloni dhe cilat ura jo. Jeff Bezos nuk kalon kohë të diskutojë mbi vendimet që janë lehtësisht të kthyeshme. Steve Jobs besonte në fuqinë e kërkimit të ndihmës.

Një gjë që ata kanë të përbashkët?! Ata besonin në veten e tyre.

Lexoni: Si të argëtoni fëmijët pa shpenzuar shumë para?

Dëshironi që fëmijët tuaj të marrin atë hapin e parë drejt suksesit në çfarëdo gjë që ata zgjedhin? Dëshironi që fëmijët tuaj të jenë të suksesshëm dhe të lumtur?

Filloni t’u jepni këto tetë dhurata të paçmuara shumë më shpesh:

1. Dhurata e pavarësisë

Prindërit vendosin udhëzimet. Prindërit bëjnë rregullat. Kjo është puna e tyre.
Por jo shumë udhëzime dhe rregulla.

Kënaqësia personale vjen kryesisht nga autonomia dhe pavarësia. Ne të gjithë kujdesemi më shumë kur diçka është “e jona”. Ne kujdesemi më shumë kur mendojmë se kemi përgjegjësinë dhe autoritetin jo vetëm për të bërë atë që na është thënë, por për të bërë atë që ndjejmë se është gjëja e duhur.

Lejoni fëmijët tuaj që nga”duhet” të thonë “duan”, sepse kjo e kthen një punë të përditshme në diçka shumë më kuptimplotë: një shprehje e aftësive, talenteve dhe përvojave të tyre.

Doni që fëmijët tuaj një ditë të bëjnë punë që kanë kuptim. Filloni të vendosni atë fazë tani.

2. Dhurata e lavdërimit të sinqertë

Të gjithë bëjmë gjëra të mira. Kjo është arsyeja pse të gjithë meritojmë lavdërime dhe vlerësime.

Është e lehtë për të lavdëruar fëmijët tuaj kur bëjnë diçka të madhe. Është shumë më e vështirë të gjesh arsye për ta lëvduar fëmijën kur ai ose ajo thjesht plotëson pritshmëritë tuaja. Por disa fjalë mirënjohje, sidomos kur jepen publikisht, mund të jenë shtysa që fëmija juaj ka nevojë.

Përpiquni të shihni të mirat tek fëmijët tuaj para se t’i shohin ata vetë. Jepuni një shkëndijë për t’i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë.

Lexoni: 5 mënyra për ta bërë fëmijën tuaj një lider më të mirë

3. Dhurata e durimit

Dëshironi t’i tregoni dikujt se vërtet ju intereson? Atëherë jini të durueshëm me ta.

Duke treguar durim dhe duke shprehur besim, është një mënyrë e shkëlqyer për t’u treguar fëmijëve tuaj që besoni me të vërtetë tek ata. Jo vetëm sot, por për gjithë jetën e tyre.

4. Dhurata për të kërkuar ndihmë

Kjo tingëllon pak e çuditshme. Kërkimi i ndihmës nuk është dhuratë; shpesh shihet si një imponim.

Por mendoni në këtë mënyrë: Kur kërkoni ndihmë, sidomos nga fëmijët tuaj, gjëra të mëdha ndodhin. Ju tregoni respekt që keni kërkuar ndihmë. Ju tregoni se i respektoni njohuritë ose aftësitë ose përvojën e tyre. Ju tregoni se i besoni ata.

Kërkoni ndihmën e fëmijëve tuaj sa më shpesh që të mundeni. Ata do të ndjejnë vëtë-respekt dhe vetëvlerësim më të madh, sepse kanë marrë një nga dhuratat më të mëdha: duke e ditur se kanë bërë një ndryshim në jetën e një personi tjetër: tuajin.

5. Dhurata e faljes

Kur fëmija juaj bën një gabim të madh, është e lehtë të fillosh ta shikosh atë nëpërmjet perspektivës së atij gabimi.

Por një gabim, ose një dobësi, është vetëm një pjesë e gjithë personit. Dëshironi të jeni një prind i mirë? Merrni një hap prapa dhe mendoni përtej momentit.

Të falësh mund të jetë hyjnore, por të harrosh mund të jetë edhe më hyjnore.

6. Dhurata e privatësisë

Ata janë fëmijët tuaj. Ju keni të drejtë të dini çfarë ndodh me ta. Megjithatë, jo gjithçka.

Shpesh, nuk duhet ta dini. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë dhurata më e mirë që mund të jepni është dhurata e privatësisë: mos e pyesni, mos ndërhyni, por gjithmonë jini në dispozicion nëse fëmija juaj dëshiron të ndajë diçka me ju. Ndihmojini fëmijët tuaj të ruajnë privatësinë e tyre nga të huajt, por gjithashtu sigurohuni që ta respektoni privatësinë e tyre.

Ju nuk duhet të dini gjithmonë çfarë ndodh që të kujdeseni për ta.

7. Dhurata e pritshmërive të mëdha

Ti dhe unë? Ne nuk jemi të përsosur. E gjitha çfarë duam është të jemi më të mirë.

Që do të thotë, ndonjëherë, të gjithë mund të përdorim një feedback të vogël konstruktiv nga dikush tjetër.

Mendoni për një situatë kur dikush ju tha atë që më së paku donit të dëgjonit dhe atë që ishte më e nevojshme për t’u dëgjuar. Ju kurrë nuk keni e harruar atë që ata iu kanë thënë, por ajo ndryshoi jetën tuaj.

Pse të mos bëni të njëjtën gjë për fëmijën tuaj?

Lexoni: Kur fëmijët janë përgjegjës të burimeve njerëzore

8. Dhurata e zhvillimit të mentalitetit

Sipas hulumtimit mbi arritjet dhe suksesin nga psikologu Carol Dweck, njerëzit priren të përqafojnë një nga dy qasjet mendore të talenteve:

  • Mendësia fikse: besimi se inteligjenca, zgjuarsia dhe aftësia janë të lindura dhe relativisht fikse – ne “kemi” ato gjëra me të cilat kemi lindur. Njerëzit me një mendësi fikse zakonisht thonë gjëra të tilla si “Unë nuk jam i zgjuar” ose “Matematika nuk është pika ime e fortë”.
  • Mendësia zhvilluese: besimi se inteligjenca, zgjuarsia dhe aftësia mund të zhvillohen përmes përpjekjeve – ne jemi ata që punojmë për t’u bërë të tillë. Njerëzit me një mendësi zhvilluese zakonisht thonë gjëra të tilla si “Me pak më shumë kohë, unë do ta bëj atë” ose “Çdo gjë është në rregull, unë do ta provoj prapë.”

Ky ndryshim mund të formohet nga lavdërimet që marrim dhe që shpesh fillon kur jemi fëmijë. Për shembull, thonë se ju jeni vlerësuar në një nga këto mënyra:

  • “Wow, e zgjidhe kaq shpejt. Je kaq i zgjuar!”
  • “Wow, ti je i mahnitshëm. More notën 10 pa studiuar!”

Tingëllon mirë, apo jo? Problemi është që mesazhe të tjera fshihen brenda këtyre deklaratave:

  • “Nëse nuk i kuptoj gjërat shpejt, nuk duhet të jem shumë i zgjuar.”
  • “Nëse do të studioj, nuk duhet të jem kaq i mahnitshëm.”

Rezultati i këtyre mesazheve është një mendësi fikse: supozojmë se jemi ata që jemi. Pastaj, kur bëhet e vështirë dhe ne hasemi me vështirësi, ndihemi të paaftë, sepse mendojmë se ajo që “jemi” nuk është e mirë.

Dhe kur e mendojmë këtë, ne ndalojmë së përpjekuri.

Kur lavdëroni fëmijët tuaj vetëm për arritjet – ose kritikoni ata për dështimet afatshkurtra – ndihmoni në krijimin e një mjedisi të caktuar mendësie. Me kalimin e kohës, fëmijët tuaj shohin çdo gabim si një dështim. Ata e shohin mungesën e rezultateve të menjëhershme si dështim. Me kalimin e kohës, ata mund të humbasin motivimin dhe madje të ndalojnë së përpjekuri.

Pas të gjitha, pse të përpiqemi kur përpjekja nuk ka rëndësi?

Në vend të kësaj, sigurohuni që të përqendroheni në vlerësimin e përpjekjeve dhe aplikimit të tij:
• “Punë e mirë! U përpoqe shumë dhe studiove për shumë kohë për këtë provim.”
• “Punë e mirë! E di që të ka marrë shumë punë, por qëndrove me të derisa e përfundove me sukses.”

Ndryshimi? Ju akoma lavdëroni rezultatet, por ju lavdëroni rezultatet që bazohen në një themel përpjekjesh dhe jo në një supozim të talenteve ose të aftësive të lindura.

Duke lavdëruar përpjekjet, ju ndihmoni të krijoni një mjedis ku fëmijët tuaj ndiejnë se çdo gjë është e mundur, e gjitha çka ata duhet të bëjnë është të vazhdojnë të përpiqen.

Thojuni atyre: “Kam besim tek ti, je një fëmijë shumë puntor, nuk të kam parë kurrë të heqësh dorë, e di që do ta realizosh atë.”

Ndihmojini fëmijët tuaj të zhvillojnë një mendësi zhvillimi. Jo vetëm që ata do të rriten dhe do të mësojnë, por do të rriten duke u larguar nga zona e tyre e komfortit, sepse një dështim momental do të duket si një hap tjetër drejt rrugës së suksesit.

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0