Kur fëmijët janë përgjegjës të burimeve njerëzore

Kur fëmijët janë përgjegjës të burimeve njerëzore


Përktheu: Luçi Lole

Alexander 8 vjeç dhe Anna 11 Vjeç janë përgjegjësit kryesorë për të punësuar punonjës të rinj.

Të gjithë në intërvistën e punës jemi nervozë. Duke filluar që nga momenti që dalim nga shtëpia për të shkuar në zyrën e punëdhësit të ardhshëm. Mendojmë shumë gjëra, paraqitja e jashtme, si do të prezantohemi, si do të ulemi e shumë të tjera.

Po në Mynih të ndodh që në dhomën e pritjes të kesh 2 fëmijë të moshës 8 dhe 11 vjeç që më pas të shoqërojnë në zyrën ku do të intervistohesh.

Punëdhënësi Torsten Strehle deklaron: “Të interesuarit duhet të gjendën në situata të pamenduara më parë dhe të jenë në siklet. Për këtë arsye unë kam marrë fëmijët e mi dhe ata më ndihmojnë në intervistat. Ata bëjnë pyetje nga më të ndryshmet dhe krijojnë një opinion për të interevistuarit, opinion që mua më intereson”.

Detyra e Alex është që të shoqërojë kandidatët nga dhoma e pritjes në zyrën ku babai i tij do ta intervistojë. Në këtë zyrë është dhe Anna e cila dëgjon dhe mban shënime.

Lexoni: 5 Pyetjet që duhet të bëni gjatë një interviste me kandidatë në fushën e marketingut

Që në fillim nuk ndihesh mirë kur sheh 2 fëmijë që mbajnë qëndrim zyrtar. Por nuk mbaron me kaq. Pas shumë pyetjesh nga babai i tyre është radha e Annës që të bëjë pyetjen më kryesore: “Sa mendon që duhet të jetë paga juaj?”

Për Annën kush ka dyshime në pyetjen e saj nuk e fiton vendin e punës. I të njëjtit mendim është dhe i ati.

“Kemi pasur kandidatë që janë ankuar për këtë mënyrë interviste dhe për pyetjen e fundit nga Anna. Sigurisht që nuk janë punësuar në firmën time”, shprehet Torsten.

Aktualisht në firmën e Torsten Strehle janë të punësuar 20 persona, të cilët të gjithë kanë kaluar testin e 2 fëmijëve.

Yannick Schmidt i punësuar në këtë firmë dhe që ka kaluar testin e fëmijëve shprehet se kur flet më fëmijë është më e lehtë dhe atmosfera e intervistës është e këndshme.

Lexoni: “A jeni i zgjuar apo punoni fort?” – Ja si të përgjigjeni kur ju bëjnë këtë pyetje në një intervistë punë

“Kur të intërvistojnë 2 fëmijë je më i qetë dhe njëkohësisht më i sigurtë në vetvete. Fëmijët janë në gjendje të krijojnë një atmosferë qetësuese”, thotë ai.

Për ‘Shefin’ diçka e tillë është shumë e rëndësishme. Në situata të tilla kush qëndron i qetë është më i përshtashëm për të realizuar objektivat që i janë vënë.

Marrë nga: www.bild.de

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0