5 Pyetjet që duhet të bëni gjatë një interviste me kandidatë në fushën e marketingut

5 Pyetjet që duhet të bëni gjatë një interviste me kandidatë në fushën e marketingut


Steve Jobs ishte një nga marketerët më legjendarë të kohës sonë. Ai ishte në gjendje të reklamonte produktet në një mënyrë që i bënte të gjithë të donin t’i kishin ato. Ishte krijimtaria dhe mprehtësia e tij që ndihmuan në krijimin e një prej markave më ikonike: Apple.

Ne nuk mund të punësojmë një Steve Jobs çdo ditë. Por, mund të punësojmë marketerë të mëdhenj nëse dimë se çfarë të kërkojmë. Dhe në një industri vazhdimisht në ndryshim, ajo që e bën një marketer të suksesshëm është që të kenë aftësitë e duhura.

Për të zbuluar se cilat aftësi janë më të rëndësishmet, janë anketuar qindra menaxherë punësimi në fushën e marketingut në LinkedIn. Sipas tyre, këto janë pesë aftësitë kryesore që marketerët më të mirë ndajnë:

  • Bashkëpunimi: Profesionistët e marketingut zakonisht kanë aftësi bashkëpunuese, janë të gjendje të delegojnë, organizojnë dhe tolerojnë personat me të cilët kanë punojnë.
  • Aftësi për të treguar histori: Marketerët më të mirë janë tregimtarë, të aftë për të treguar një histori bindëse.
  • Përshtatshmëri: Duke qenë se marketingu gjithnjë evoluon, një kandidat i madh është ai që mund të përshtatet me ndryshimet dhe të përqafojë taktikat e reja.
  • Kreativiteti: Udhëheqës të jashtëzakonshëm të marketingut janë mendimtarë të imazhit të madh, të cilët kanë aftësi krijuese.
  • Përshtatja kulturore: 89% e dështimeve të punësimit janë shkaktuar nga një përshtatje e dobët e kulturës. Nëse kandidati juaj është një përshtatje e mirë për kulturën e kompanisë tuaj, gjasat janë që ai do të jetë në gjendje të lulëzojë.

BusinessMag më poshtë ju sjell pyetjet që të anketuarit i vlerësojnë si të duhurat.

  1. Bashkëpunimi: “Më tregoni për një projekt sfidues në të cilin keni punuar duke patur një bashkëpunim ndër-funksional. Çfarë mësuat?”

Kjo pyetje është projektuar për t’ju mësuar dy gjëra rreth kandidatit tuaj: se sa mirë ata punojnë si pjesë e një ekipi dhe nëse ata mund ta drejtojnë atë ekip drejt arritjes së qëllimeve të tyre.

Dëgjoni përgjigjet që tregojnë se ky kandidat është një planifikues, ka aftësi të forta organizative dhe mund të koordinojë ose të udhëheqë një plan projekti. Vlerësoni nëse ata kanë qenë të dobishëm në caktimin e qëllimeve dhe prioriteteve në fillim dhe në lënien e impaktit.

  1. Aftësi për të treguar histori: “Më tregoni një histori mbi një temë që ju intereson më shumë.”

Ti e kupton kur një histori është e mirë kur e dëgjon. Duke bërë këtë pyetje, ju mund të përcaktoni se sa efektiv është një kandidat për avokimin mbi një temë, guri themeltar i marketingut të mirë.

Për të një bashkëbisedues natyral, shikoni për të dhëna si konçiziteti, angazhimi dhe pasioni. Nëse ata janë vërtetë të angazhuar në atë që ata po flasin, historia e tyre do të jetë emocionuese për t’u dëgjuar.

  1. Përshtatshmëria: “Më tregoni për një situatë kur ju është kërkuar të bëni diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë. Si reaguat ndaj saj?”

Një marketer, i cili është fleksibël dhe kurioz, është një pasuri e madhe për ekipin e tij. Kjo pyetje tregon nëse kandidati juaj është i gatshëm dhe i etur për të zhvilluar aftësitë e tij me kalimin e kohës dhe për t’u përshtatur në situata të reja.

Shikoni nëse kandidati juaj është një nxënës i vazhdueshëm, kurioz dhe i angazhuar në eksplorimin e tendencave, proceseve dhe teknologjiive të reja.

  1. Kreativiteti: “Nëse do të keni 100,000 dollarë për të marketuar një biznes të ri sipas zgjedhjes tuaj, çfarë do të bënit?”

Kjo pyetje teston më shumë sesa thjesht kreativitetin. Gjithashtu zbulon nëse kandidati juaj ka ekspertizë financiare për të menaxhuar një buxhet dhe për të drejtuar një fushatë të suksesshme.

Përgjigja ideale do të tregojë një vetëdije të fortë për atë pamjen e madhe që të gjithë do të dëshironim ta shihnim. Dëgjoni me kujdes se si kandidati parashtron prioritetet – gjeni dikë që i vendos ato në një mënyrë të qartë dhe lineare me qëllim të përmbushjes së një qëllimi të përgjithshëm.

  1. Përshtatja kulturore: “Cilat janë 3 fjalët që menaxheri juaj do të përdorte për t’ju përshkruar? Po miku juaj më i mirë? Prindërit tuaj?”

Teknikisht kjo është sa për tre pyetje. Por secila prej tyre zbulon shumë nëse një kandidat është i përshtatshëm për kulturën e kompanisë tuaj dhe vetë punën.

Disa kandidatë do t’ju thonë një sërë mbiemrash që do t’u tregonin rekrutuesve (punëtor, vetë-iniciues, e kështu me radhë). Kjo nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe, por të tjerët mund t’ju habisin me përgjigje më unike dhe të zhytura në mendime, duke i bërë ato veçanërisht të paharrueshme.

Çfarëdo që thonë, kushtojuni vëmendje nëse hyjnë në hollësi se përse ato fjalë i përshkruajnë më mirë. Nëse nuk japin shembuj specifik, nxitini për të shpjeguar se përse zgjodhën ato fjalë.

Në çdo pozicion që dëshironi të punësoni, përshtatini pyetjet e intervistës për të zbuluar aftësitë që ju nevojiten nga kandidati juaj.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0