Facebook Messenger tashmë pjesë e makinave tuaja - Business Magazine Albania

Facebook Messenger tashmë pjesë e makinave tuaja


Messengeri i Facebook-ut tashmë do të integrohet me Android Auto. Përdoruesit e platformës Android Auto, do kenë mundësi t’i përgjigjen mesazheve në messenger duke i dhënë makinës.

Për të përdorur këtë opsion, përdoruesit duhet të kenë Messenger-in e Facebook-ut të instaluar në një smartphone Android, në këtë mënyrë mund të përdorësh shërbimin e shumë përfolur nëpërmjet aplikacionit Android Auto ose nëpërmjet ndërfaqes së pajisjeve që makina juaj mund të ketë.

Android Auto u publikua menjëherë mbasi Google e shndërroi platformën e saj Android Auto në një platformë ku nuk duhet detyrimisht të kishe një makinë të re për të lidhur smartphone-ët Android me makinën, por e përshtatën dhe me sistemet e makinave të vjetëra.

Messenger-i është vetëm aplikacioni më i fundit që i është bashkuar Android Auto, aty do të gjejmë Google Maps, Spotify, si dhe konkurentët e Messenger-it, WhatsApp, por me një siguri më të madhe për përdoruesit në momentet kur janë duke ngarë makinën. Ato do kenë mundësi të japin komanda zanore ose t’u përgjigjen mesazheve me mesazhet standarde: “për momentin jam në timon”, duke evituar situatën e rrezikshme të të folurit në telefon apo të të shkruajturit mesazhe duke i dhënë makinës në të njëjtën kohë.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0