Europa "godet" Google me një gjobë prej 2.42 miliardë € - Business Magazine Albania

Europa “godet” Google me një gjobë prej 2.42 miliardë €


Rregullatorët e Bashkimit Europian i kanë vendosur një gjobë prej 2.42 miliardë eurosh Google-it pasi kanë zbuluar se gjigandi i internetit në SHBA kishte keqpërdorur fuqinë e tij të tregut për të favorizuar shërbimet e tij në rezultatet e kërkimit.

Komisioni Europian (KE) tha në një deklaratë se “praktikat ilegale” të Google kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në konkurrencë dhe lejojnë shërbimet e Google të kenë fitime të konsiderueshme në kurriz të rivalëve të tij dhe në dëm të konsumatorëve europianë.

Lexoni: Me funksionalitetin e ri Google dëshiron t’ju ndihmojë të gjeni një punë

Google u akuzua gjithashtu për uljen e shërbimeve mes rivalëve në rezultatet e kërkimit, një praktikë e cila në fakt e ndihmoi atë të dominonte në tregun e përgjithshëm të kërkimit në internet në 30 nga 31 vendet e Zonës Ekonomike Europiane – Republika Çeke bënte një përjashtim.

“Mbizotërimi i tregut është jo ilegal sipas rregullave të antitrustit të BE”, tha KE. “Megjithatë, kompanitë dominante kanë një përgjegjësi të veçantë që të mos abuzojnë me pozicionin e tyre të fuqishëm të tregut duke kufizuar konkurrencën, qoftë në tregun ku ata janë dominues apo në tregje të ndara.”

Përveç rekordit prej 2.42 miliardë euro gjobë, Google duhet të përfundojë praktikat e saj anti-konkurruese brenda 90 ditëve ose do të përballet me dënime të mëtejshme deri në 5% të qarkullimit mesatar të përditshëm në mbarë botën të kompanisë së tij mëmë, Alfabeti.

Komisionerja Margrethe Vestager tha se Google ka dalë me shumë produkte dhe shërbime të reja, por strategjia e saj nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e produktit.

“Në vend të kësaj, Google abuzoi me dominimin e tregut si një motorr kërkimi duke promovuar shërbimin e vet në rezultatet e kërkimit dhe duke ulur ato të konkurrentëve”, tha ajo.”

Ajo që Google ka bërë është e paligjshme sipas rregullave të antitrustit të BE-së. Google u mohoi kompanive të tjera mundësinë për të konkurruar me meritë dhe për t’u rritur. Më e rëndësishmja u mohoi konsumatorëve europianë një zgjedhje të mirëfilltë të shërbimeve.”

Lexoni: Pse Google po krijon një bllokues reklamash ndërkohë që është kompania më e madhe e reklamave në internet?

Google, i cili tha se mund të apelojë vendimin, u akuzua gjithashtu për abuzimin e pozitës së tij dominues në dy raste të tjera, të cilat ende janë duke u hetuar.

KE ka ardhur në një “përfundim paraprak” se Google ka përdorur sistemin operativ Android të tij për të frenuar zgjedhjen dhe inovacionin në një sërë aplikacionesh dhe shërbimesh mobile.

Së dyti, KE shprehu shqetësim pasi shërbimi i Google reduktoi zgjedhjen duke parandaluar faqet e internetit të palëve të treta për të siguruar reklama kërkimi nga konkurrentët e kompanisë

Duke komentuar për implikimet më të gjera të vendimit, korrespondenti i teknologjisë së BBC, Rory Cellan-Jones, tha: “Ky është një moment i madh në një përplasje mes BE dhe gjigandëve të teknologjisë amerikane, e cila ka vazhduar për më shumë se një dekadë.”

“Komisioni beson se është një goditje për konsumatorët dhe për firmat e vogla në një kohë kur reklamimi në internet – veçanërisht në telefonat mobile – dominohet nga Google dhe Facebook.

“Google beson se rregullatori ka një rast të dobët dhe nuk ka arritur të ofrojë dëshmi se konsumatorët ose rivalët janë dëmtuar.”

Në thelb, kjo shihet si një lëvizje politike dhe jo një të bazuar në ligjin e konkurrencës.

burimi: warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0