Elon Musk gabon, ju mund të ndryshoni botën edhe me 40 orë në javë punë - Business Magazine Albania

Elon Musk gabon, ju mund të ndryshoni botën edhe me 40 orë në javë punë


Në recetën e tij për produktivitetin, Musk nuk arriti të studionte rreth shkencës apo edhe të mendonte përmes matematikës.

Vetëm 24 orë pas e pranoi që ai do të punonte 24/7 për ta bërë Tesla fitimprurëse, Elon Musk shkroi “Ka shumë mënyra për të bërë punë të lehta, por askush nuk ka ndryshuar botën me vetëm 40 orë në javë punë.”

Lexoni: Nëntë fjalët që e ndihmuan Elon Musk të bëhej më i pasur brenda një dite

Motivi pas kësaj është shumë i qartë: është në interesin e Musk që punonjësit e tij të besojnë se puna jashtë orarit e papaguar është e pashmangshme dhe e domosdoshme. Megjithatë, deklarata e tij është qesharake si shkencërisht ashtu dhe matematikisht. Le të fillojmë me shkencën:

  • Të punosh më shumë se 40 orë në javë është një rrezik i madh për shëndetin. Orët e gjata të punës (dmth. Më shumë se 40 orë në javë) rrisin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 10%. Për më tepër, nëse rrini ulur për periudha të zgjatura kohore (si para një kompjuteri apo në takime) rrit rrezikun e diabetit, kancerit.
  • Të punosh më shumë se 40 orë në javë mund t’ju shkaktojnë vdekje të hershme. Një studim i kohëve të fundit i kryer në Stanford dhe Harvard arriti në përfundimin se “orët e zgjatura të punës rrisin vdekshmërinë me 20%”. Duke supozuar se jetëgjatësia mesatare është 80 vjet, kjo do të thotë se orët e zgjatura të punës mund të shkurtojnë deri në 16 vjet nga jetëgjatësia e një punonjësi mesatar.
  • Të punosh më shumë se 40 orë në javë në fakt ul produktivitetin. Në kundërshtim me atë çka besohet rëndom, kërkimi i orëve më të gjata të punës ul, në vend që të rrisë numrin e orëve që duhen që gjërat të realizohen.

Pra në një farë mënyre, orët e gjata të punës ndryshojnë botën duke zvogëluar numrin e popullsisë, asgjë më shumë. Ajo që ka rëndësi këtu është se njerëzit që punojnë 40 orë në javë realizojnë më shumë punë, mesatarisht, se ata që punojnë 60 orë në javë. Ndoshta më shumë.

Lexoni: Elon Musk ka një zgjidhje shumë të mirë për trafikun

Por le të supozojmë, për hir të argumentit, se premisa e Muskut është e saktë dhe orari i stërgjatur i punës rrit produktivitetin e punonjësve. Edhe atëherë, argumenti se “askush nuk e ka ndryshuar botën me 40 orë në javë punë” është matematikisht absurd.

Nëse një personi i duhen 60 orë në javë punë për të ndryshuar botën, kaq do t’i duheshin dy personave 30 orë në javë punë. Ose një person mund të punojë 30 orë në javë dhe në këtë rast do të duhej dy herë më shumë kohë për të ndryshuar botën.

Dikush mund të argumentojë, natyrisht, se në biznes çdo kompani po garon kundër konkurrencës për të qenë i pari në treg. Në këtë rast, duke pasur parasysh mungesën e programuesve dhe inxhinierëve të trajnuar, do të ishte e pamundur të ishit të parët në treg nëse nuk do të kishit staf të kualifikuar.

Ndoshta kjo mund të duket absurde, por historia tregon se të qenit i pari në treg nuk ka rezultuar gjithmonë mënyra më e mirë. Kush përdor Visicalc apo WordPerfect sot? Apo kërkon në web me Altavista? Ose drejton makinën e parë elektrike, e cila meqë ra fjala, u debutua në vitin 1832.

Pjesa më e madhe e risive në shekullin e 20-të – si kompjuteri dixhital, fotokopja, ndërfaqja grafike e përdoruesit – janë kryer brenda kompanive ku 40 orë në javë punë, ishte pak a shumë norma.

Lexoni: Elon Musk ju tregon si të dalloni një kandidat që gënjen gjatë intervistës së punës

Së fundi dhe më e rëndësishmja, Musk vetë bie pre e komentit të tij se ju nuk mund ta ndryshoni botën në më pak se 40 orë në javë punë, pasi SpaceX dhe Boring janë kompanitë që po ndryshojnë botën dhe Musk nuk mund të shpenzojë 40 orë në secilën prej tyre, sigurisht jo gjatë drejtimit të Tesla. Nuk ka dyshim se Eloni Musk është një gjeni i inxhinierisë dhe menaxhimit, por në këtë rast, ai ose është egoist ose thjeshtë flet për t’u dukur.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0