Elon Musk ka një zgjidhje shumë të mirë për trafikun

Elon Musk ka një zgjidhje shumë të mirë për trafikun


Tiranës do t’i duhej shumë kjo risi.

Elon Musk ka njoftuar në Twitter se tuneli i parë i Boring Company do të hapet në 10 Dhjetor, me xhiro falas për publikun gjatë ditës.

Kompania Boring është lançuar në vitin 2016 në Twitter, ndërkohë që Elon kishte ngecur në trafik në Los Angeles. Ai shkruajti se trafiku po e mërziste dhe ishte gati të ndërtonte një makinë të madhe dhe të fillonte gërmimet. “Do ta quaj Kompania Boring (e mërzitshme, frymëzuar nga trafiku),” vazhdoi ai. “Boring, është ajo që bëjmë”. Dhe ndërkohë që të tjerët menduan se ishte thjesht një shaka, ai e krijoi.

Në prill të vitit të kaluar, Kompania Boring nxori një video ku tregohet se si do të funksinojnë tunelet, me makina të ulura në platforma të veçanta dhe të transportuara përmes një tuneli në një pistë me shpejtësi deri në 250 km për orë. Njësitë e tjera brenda tunelit, di të përdoren nga këmbësorët dhe biçikletat në mënyrë që të lëvizin brenda tij.

Tuneli që do të hapet në Dhjetor është përshkruar si një “tunel provë” dhe ndodhet në Hawthorne, Kaliforni, në një tokë që Musk zotëron. Në vende të tjera këto tunele janë përballur me pengesa ligjore.

Musk është i vendosur se hapja e një tuneli dhe ftimi i publikut për ta provuar atë do të ndikojë mirë në gjykatën e opinionit publik. Dhe se ndikimi nga ata që e kanë parë tunelin në veprim do të ndihmojë të bindë qeveritë lokale që të mbështesin projektin në vend që ta luftojnë atë.

Funksionon ose jo, kjo mbetet një lëvizje e zgjuar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=69&v=u5V_VzRrSBI

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0