Elon Musk ju tregon si të dalloni një kandidat që gënjen gjatë intervistës së punës

Elon Musk ju tregon si të dalloni një kandidat që gënjen gjatë intervistës së punës


Ndershmëria mund të jetë virtyti më mirë i njeriut, deri në momentin që ai intervistohet për një pozicion të ri pune. Sipas psikologut Ron Friedman, 81% e njerëzve gënjejnë gjatë intervistave të punës.

I frymëzuar nga kjo, Elon Musk sjell një strategji të re për të kapur bllofin e kandidatëve: Cilat janë problemet më të mëdha me të cilat je përballur dhe si i ke zgjidhur ato?

Duke folur në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai, miliarderi i teknologjisë tha se kjo pyetje “shumë e rëndësishme” zbulon rolin që një aplikant ka në një projekt apo kompani. Nga kjo pyetje, Musk thotë se ai mund të dallojë nëse aplikanti ishte me të vërtetë ai që mori përgjegjësinë dhe gjeti zgjidhje për një problem, apo thjesht ka qenë anëtar në një ekip që e bëri këtë.

“Njerëzit të cilët zgjidhin me të vërtetë një problem, dinë gjithçka për të,” shpjegon Musk. “Ata dinë çdo detaj.” Këta kandidatë janë në gjendje të flasin për vështirësitë me të cilat janë përballur dhe strategjitë të cilat kanë përdorur.

“Kushdo që përpiqet për një problem nuk e harron kurrë,” tha Musk, gjatë konferencës.

Si kandidat, është e rëndësishme të mbani mend se nuk do të përmbushni të gjitha kërkesat e listuara në përshkrimin e punës, dhe kjo është në rregull, thotë trajneri ekspert i intervistave Barry Drexler.

Jini të ndershëm në lidhje me të metat tuaja kur pyeteni drejtëpërdrejt për to, por jepuni përgjigjeve tuaja një ngjyrim pozitiv. Nëse një punëdhënës kërkon një aftësi që ju mungon, shpjegoni atë që dini për aftësitë, jepni shembuj të aftësive të ngjashme që keni dhe shprehni gatishmërinë për të mësuar.

Për shembull, nëse një intervistues pyet nëse keni përvojë menaxheriale, një përgjigje e mirë do të ishte: “Unë nuk kam përvojë menaxheriale, por më është dhënë e drejta të drejtoj projekte të ndryshme gjatë të cilave u delegova detyrat bashkëpunëtorëve të tjerë dhe arritëm rezultate të kënaqshme. Bazuar te kjo, unë jam i sigurt se mund të menaxhoj në mënyrë efektive një ekip dhe jam i gatshëm të mësoj nga ata që janë më lart”.

Gjithmonë tregohuni sa më të sinqertë kur diskutoni fushat në të cilat nuk jeni plotësisht të kualifikuar, dhe sigurohuni që ta “ktheni atë në favorin tuaj”.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0