Egjipti hap për publikun varrin 4000-vjeçar - Business Magazine Albania

Egjipti hap për publikun varrin 4000-vjeçar

Egjipti ka restauruar, dokumentuar dhe hapur për turistët varrin e Meru të Mbretërisë së Mesme, vendi më i vjetër i aksesueshëm për publikun në Bregun Perëndimor të Luksorit , shtëpia e disa prej monumenteve më spektakolare faraonike, duke përfshirë Luginën e Mbretërve.

Meru ishte një zyrtar i rangut të lartë në oborrin e mbretit të dinastisë së 11-të Mentuhotep II, i cili mbretëroi deri në vitin 2004 para Krishtit dhe i cili, ashtu si Meru, u varros në nekropolin e Asasif-it të Veriut, tha ministria në një deklaratë.
Varri i Meru i gdhendur në shkëmb u restaurua nga Qendra Polake për Arkeologjinë Mesdhetare në Universitetin e Varshavës dhe Këshilli i Lartë i Antikiteteve të Egjiptit.

Varri i Meru ishte i njohur që nga mesi i shekullit të 19-të, sipas misionit arkeologjik polak- egjiptian. Konservatorët italianë pastruan disa nga pikturat murale në vitin 1996. Disa nga zyrtarët më të shquar të Mbretërisë së Mesme u varrosën në Asasif të Veriut, thuhet në deklaratë.
cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0