Edon Fishekqiu, sipërmarrësi i ri që udhëheq shumë startup-e inovative - Business Magazine Albania

Edon Fishekqiu, sipërmarrësi i ri që udhëheq shumë startup-e inovative


Pasi e mbaroi shkollën e mesme në Prizren, Edoni fitoi një bursë në Istanbul Commerce University në Turqi. Ai rrëfen për BusinessMag se kur shkoi në Turqi, – në fillim nuk mund të përshtatej me ambientin atje, pasi që plan-programi i universitetit është mbështetur më shumë në teori dhe studentët nuk kanë pasur mundësi që ta zbatojnë në praktikë atë që e kanë mësuar.

Edoni ndihej si i stagnuar dhe filloi të mendonte për alternativa të tjera.

Ai u kthye në Kosovë dhe filloi studimet në Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) në Prishtinë, ku paralelisht me studimet filloi të planifikonte edhe karrierën e tij.

Meqë UBT ia mundësonte që t’i frekuentonte ligjëratat në mbrëmje, Edoni filloi ti kushtonte edhe më shumë rëndësi karrierës dhe t’i hulumtonte institucionet që ofronin punë praktike.

Në vitin 2011, bankat dhe institucionet financiare kanë qenë më atraktive për praktikantët, kështu që ai filloi praktikën në Agjencinë Tatimore të Kosovës (ATK).

Pasi e përfundoi praktikën në ATK, ai filloi punën në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Departamentin e Financave. Aty Edoni përfitoi një eksperiencë të mirë dhe e zhvilloi veten si ekonomist.

Në vitin e dytë të kolegjit ai u punësua në Ministrinë e Punëve të Jashtme si praktikant dhe Asistent i Drejtorit Ekzekutiv.

Pas kësaj eksperience, ai u bë pjesë e kompanisë Interex si Specialist i Marketingut dhe Menaxher i Projekteve.

Në vitin 2016, bashkë me kolegun e tij Bujar Kaqamakun, ai themeloi kompaninë True Choice, e cila ka një qasje të ndryshme nga kompanitë tjera dhe do të ketë shumë startup-e në zinxhirin e saj.

Kompania True Choice pretendon që deri në vitin 2024 të lançojë katër projekte inovative. Njëra prej tyre është Autopjesë-ks, e cila e ndihmon klientin të gjejë përmes internetit pjesën që i duhet për automjetin dhe lokacionin e një dyqani të autopjesëve.

Kompania True Choice pretendon që deri në vitin 2024 të lançojë katër projekte inovative. Ekipit të True Choice tani i është bashkangjitur edhe një inxhinier i ri që punon në kompaninë NASA, Xhafer Rama.

Krahas platformës Autojesë-ks, Edoni me ekipin e tij pritet të lançojë edhe startup-in autovegla, një platformë inovative për shit-blerjen online të veglave të ndryshme.

Edoni ndjehet shumë fatlum dhe falënderues për të gjitha të mirat që i gëzon në jetën dhe karrierën e tij. Ai thotë se ka arritur deri këtu falë mbështetjes nga mentorët e tij.

Mesazhi i tij për të rinjtë shqiptarë është që të punojnë sa të munden, të lexojnë dhe të hulumtojnë më shumë, si dhe të inkuadrojnë më shumë optimizëm në jetën e tyre.

“Hulumtimi dhe evidentimi të mundëson zgjidhjen e çdo problemi”, u shpreh ai për BusinessMag.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0