E-commerce, produkti i parë, blerësi i parë

E-commerce, produkti i parë, blerësi i parë dhe proçesi i pagesave online


Më 11 Gusht të 1994-ës New York Times shkruan: “Dje në mesditë, Phil Brandenberger nga Philadelphia, shkoi të blinte një kompakt disk, pagoi me kartë krediti dhe shkroi histori.”

Çaste më vonë, në një shtëpi të vogël dy-katëshe në Nashua, N.H., u dëgjuan të shpërthenin tapat e shampanjës. Aty, një grup i vogël sipërmarrës të kibernetikës po festonin atë që mesa duket u bë transaksioni i parë i shitblerjes në Internet duke përdorur një version të gatshëm të një softueri të fuqishëm të enkriptimit të të dhënave të dizenjuar për të garantuar privatësinë e identikitit (identitetit).”

Para Amazon, eBay, E*Trade ose Orbitz, ishte NetMarket. Mund të mos jua ketë dëgjuar asnjëherë veshi por NetMarket ishte e para faqe online, e themeluar nga disa të rinj të diplomuar kolegji, më 11 gusht 1994, në Nashua, N.H.

Një nga thmeleuesit e tij të hershëm, Daniel Kohn, thotë se albumi i vitit të 1993 i Sting “Ten Summoner’s Tales” i blerë nga një shok klase i kolegjit, u ble për 12.48 $, produkti i parë në botë i shitur online.

Sting-produkt-e-commerce-businessmag

Artikulli u publikua në faqen 23 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Revistën mund ta shfletoni të plotë këtu.

Megjithatë ka hije misteri mbi shitjen e parë online. Internet Shopping Network, e cila filloi shitjet e saj online të pajisjeve të kompjuterave po atë vit, në 1994, pretendon se është ajo e para që realizoi një transaksion të sigurtë shitblerjeje në Internet:

“Shumë njerëz pretendojnë shumë gjëra,” ka thënë atë kohë Randy Adams, CEO i Internet Shopping Network. “Ne ishim pionerët. Ne bëmë shitjen e parë të sigurtë në Internet.”

Pavarësisht diferencave të tyre, Adam dhe Kohn janë në një mendje se në Gusht të 1994, shitblerja në Internet ishte në vigjilje të një epoke të re.

Këto 6 hapa na sqarojnë me detaje si funksionon proçesi:

1. Konsumatori kompleton porosinë e tij /saj për blerje nëpërmjet dyqanit online të tregtarit. Kjo duhet të bëhet në një faqe Webi të sigurtë, kështu që informacioni personal i konsumatorit duke përfshirë të dhënat bankare (karta e kreditit ose çeku i pagesës) është i siguruar në një format të palexueshëm të dhënash (enkriptimi) dhe s’mund të lexohet nga palë të treta ndërsa transferohet në Internet. Gjithmonë duhet të siguroheni të përdorni faqe të sigurta ndërsa bëni pagesë me kartë krediti në Internet.

2. Programi i karrocës psonisëse në kompjuterin e hostimit të Web-it grumbullon porositë, duke i plotësuar në një formular që kompania e proçesimit të kartave të kreditit parashikon.

3. Karroca psonisëse i transmeton porositë e formatuara nga host i Web-it te proçesori i kartës së kreditit, që është porta e pagesës. Proçesori i kartës së kreditit kontrollon që informacionet që ka marrë rreth porosive të jenë të plota për të vazhduar më tej me transaksionin. Më pas ai përcakton se cila kompani menaxhon kartën e kreditit të konsumatorit dhe i transmeton asaj një kërkesë që nga karta të tërhiqen para.

4. Kompania e kartës së kreditit kontrollon për vlefshëmrinë e kartës dhe llogarisë. Nëse çdo gjë shkon siç duhet dhe karta e kreditit e mbulon shumën e blerjes, kompania e kartave të kreditit i dërgon një aprovim proçesorit të kartës së kreditit që shuma e kërkuar mund të transferohet. Nëse komania e kartës së kreditit, nuk e aprovon tërheqjen e shumës së parave, i dërgon një kod proçesorit të kartës së kreditit duke i treguar se cili ishte problemi.

5. Proçesori i kartës së kreditit tani i tregon programit të karrocës psonisëse nëse transaksioni pati sukses apo jo. Karroca psonisëse, mund t’i tregojë konsumatorit nëse porosia u krye dhe në këtë moment, mund t’ia dërgojë urdhrin tregtarit për t’i sjellë produktin ose shërbimin. Proçesori i kartës së kreditit, fillon një transferim të fondit të lekëve për në llogarinë e kompanisë së tregtarit për t’u depozituar në emrin e llogarisë bankare të shitësit që e ka.

6. Llogaria e shitësit në Internet mbledh fonde për një peridhë specifike kohe dhe bën një transfertë të skeduluar në llogarinë e rregullt bankare të tregtarit dhe transaksioni me proçesimin e kartës së kreditit përfundon.

Artikulli u publikua në faqen 23 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Revistën mund ta shfletoni të plotë këtu.

Çfarë janë “Payment gateways” – Portat e Pagesave?

Një portë pagesash është një provider për aplikacionin e e-commerce që autorizon pagesat me anë të kartave të kreditit për e-biznes, shitblerjet me pakice online. Sistemet që i dërgojnë urdhërat për te ofruesi juaj dhe i kthejnë ata prapa në faqen tuaj, janë quajtur portat e pagesave. Janë sisteme të cilat integrohen në sistemet ekzistuese duke ju mundësuar kryerjen e pagesave në formë më të sigurtë. PayPal dhe Authorize.Net janë shembuj të mirë të ofruesve të pagesave. Këto porta nuk janë të gjitha unike pasi kanë karakteristika dhe kërkesa të ndryshme.

Çfarë është PayPal?

PayPal është një nga kompanitë me të mëdha të cilat ofrojnë pagesa nëpërmjet internetit per blerjen e produkteve online. Transfertat e parave online (Online Money Transfer) shërbejnë si nje mjet alternativ nga metodat tradicionale të cash-it si çeqet dhe urdhërpagesat. Shërbimet e PayPal-it i lejojnë njerëzit të bëjnë transaksione financiare në mënyrë eleketronike ndërmjet individëve dhe bizneseve. Nëpërmjet PayPal-it, përdoruesit mund të marrin ose të kryejnë pagesa për site online ankandesh siç është psh eBay, të blejnë ose të shesin produkte dhe shërbime, ose të dhurojnë ose të marrin para. Për të përfituar nga shërbimet e PayPal-it nuk është e domosdoshme të kesh një llogari në të.

Në 2015, PayPal operon në 203 tregje dhe ka 159 milionë llogari aktive të regjistruara në të.

Artikulli u publikua në faqen 23 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Revistën mund ta shfletoni të plotë këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0