Disa këshilla si ta rifreskoni Cv tuaj - Business Magazine Albania

Disa këshilla si ta rifreskoni Cv tuaj

Shumë njerëz përballen me perspektivën për të gjetur një punë të re. Dhe disa mendojnë për një ndryshim rrënjësor të karrierës. Nëse kanë kaluar vite që kur e keni rinovuar CV tuaj të fundit, ka të ngjarë të jeni duke pyetur veten se nga duhet t’ia filloni. Ndiqni këto hapa për ta kthyer CV tuaj të “dalë mode” në një mekanizëm të fuqishëm të marketingut personal, për të fituar intervista në tregun aktual konkurrues të punës.

1. Gjeni fokusin e CV tuaj

Para se të filloni të rinovoni CV tuaj të vjetër, qartësoni objektivin tuaj të punës. Pa një vizion të qartë se cili është drejtimi i karrierës suaj, CV juaj nuk do t’ju prezantojë denjësisht përballë punëdhënësve të mundshëm. Nëse keni më shumë se një interes të karrierës, do të ishte shumë më mirë të zhvillonit versione të ndryshme të CV në vend se të përpiqeshit të ndërtonit një CV standarde.

Keni vështirësi në gjetjen e fokusit tuaj? Ka të ngjarë që ju të dëshironi të filloni me disa teste vetëvlerësimi ose të flisni me një këshilltar karriere.

2. Kërkoni objektivin tuaj të punës

Kërkoni objektivin tuaj të punës përpara se të shkruani draftin e parë të CV, veçanërisht në qoftë se ka kaluar kohë që kur keni qenë në tregun e punës. Bisedoni me njerëz që janë pjesë e industrisë që ju synoni, dhe “gërmoni” për punë të reklamuara në “Monster” për të krijuar një ide të mirë të kualifikimeve që kërkojnë punëdhënësit. Nëse po ndryshoni karrierë, hulumtimi juaj mund t’ju udhëheqë që të regjistroheni në kurse të ndryshme për të fituar aftësi të reja.

Shikoni për fjalë kyçe që shfaqen vazhdimisht në reklama të ndryshme. Nëse përballeni me terma që janë përdorur shpesh, ka të ngjarë që ato duhen bërë pjesë e CV tuaj. Kushtojini gjithashtu vëmendje aftësive që nuk janë përmendur në këto reklama dhe eliminoni pjesë nga CV që do t’ju bënte të dukeni “i dalë mode”.

3. Zhvilloni profilin/objektivin e karrierës suaj

Tanimë jeni gati për të filluar shkrimin. Nëse jeni duke ndryshuar karrierë, për të hapur CV tuaj do t’ju duhet një objektiv i deklaruar në mënyrë të qartë. Mos prisni që menaxherët e zënë të punësimit të kuptojnë se çfarë doni të bëni ju. Përdoreni këtë seksion për të shpjeguar aftësitë kryesore që mund të huazoni nga karriera juaj e mëparshme drejt objektivit tuaj të ri të punës. Theksoni se si mund të ndihmoni organizatën, në vend që të përmendni se çfarë dëshironi në punë.

Këtu është një para dhe pas shembull:

Para: Të kërkosh një pozicion sfidues në një kompani vizionare që ofron mundësi për rritjen dhe avancimin.

Pas: Prezantues dinamik publik me njohuri të avancuara teknike, kërkon t’i “huazojë” aftësitë nga një pozitë me përvojë në një pozicion të ri fillestar.

Nëse po kërkoni për një pozicion të ri brenda fushës suaj të tanishme, përdorni seksionin Objektiv mbi Resume Builder të “Monster”
për të shkruar një përmbledhje bindëse të karrierës. Ky është vendi i përsosur për të shkruar fjali që theksojnë gjerësinë e përvojës suaj dhe vlerat që ju sillni.

4. “Zeroni” arritjet tuaja

CV-ja juaj duhet të ketë një fokus të arritjeve që të konkurrojë në tregun e sotëm të punës dhe të maksimizojë intervistat. Thjesht shmangni përsëritjen e përshkrimeve të mërzitshme të vendeve të punës. Në vend të kësaj, jepni me detaje rezultatet e përpjekjeve tuaja.

Për secilin nga pozicionet që keni pasur, përdorni foljet e veprimit dhe frazat për të përshkruar se si keni kontribuar për punëdhënësit tuaj, të tilla si ulje e kostos, të ardhurat e gjeneruara, shërbimi i përmirësuar, proceset e zgjeruara, problemet e zgjidhura dhe koha e kursyer. Përdorni numra, përqindje, shuma në dollar, krahasime apo detaje të tjera të rëndësishme për të mbështetur pretendimet tuaja. Sigurohuni që nuk po përmendni fakte që zbulojnë informacione të pronësisë apo konfidenciale të kompanisë.

5. Dizenjoni CV tuaj

A ngjan CV juaj e vjetër me një shkrim të viteve 1977? Për të qenë i veçantë, përdorni programin e përparuar të formatimit të “Word”-it me karakteristika, të tilla si bold, italik, ikonat e industrisë, etj. – pa e mbingarkuar – për t’i dhënë një pamje të veçantë CV suaj. Nëse nuk jeni i sigurt në aftësitë tuaja projektuese, kërkoni ndihmë nga një shkrues CV apo mik i talentuar.

6. Korrigjoni gabimet dhe testoni

CV-ja juaj duhet të jetë e përkryer. Korrigjoni me kujdes CV për të pasur gramatikën e duhur, shenjat e pikësimit dhe fjalët e shkruara pa gabime. Nëse po ndryshoni karrierë, kërkoni të siguroni, nga menaxherët e punësimit në fushën që synoni, të dhëna të vlefshme se si ta ndërtoni CV tuaj në mënyrë që të jetë konkurruese. Pasi ta keni përfunduar këtë, publikoni CV tuaj në “Monster” ku mijëra punëdhënës kanë mundësinë ta shohin dhe ku ju mund të aplikoni për punë lehtësisht.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0