Dhjetë profesionet më fitimprurëse në ditët e sotme - Business Magazine Albania

Dhjetë profesionet më fitimprurëse në ditët e sotme

Glassdoor ka publikuar të dhënat e studimit që ekzaminon se cilat role vlerësohen më tepër nga Gen Z.

Raporti zbuloi se në përgjithësi, “punonjësit Gen Z janë më të kënaqur në rolet që u ofrojnë atyre mundësinë për ta ridimensionuar kulturën e kompanisë ku punojnë, si dhe punë, të cilat u lejojnë atyre të kenë ndikim social”.

Kjo gjeneratë e ardhshme e talenteve tashmë po formon të ardhmen e tregut të punës, kështu që punëdhënësit që duan të tërheqin një fuqi punëtore më të re, por edhe analistët e tregut të punës duhet të marrin parasysh se cilat punë, kompani dhe profesione janë vërtet më të vlerësuarat nga ky brez.

Profesioni me vlerësimin më të lartë për punonjësit e Gen Z ishte: rekrutuesi – ose ai që merret me punësimin dhe rekrutimin aktiv të stafit, me një vlerësim 4.79 në një shkallë 5-pikëshe.

Menaxheri i marketingut (4.56) dhe menaxheri i mediave sociale (4.46) u renditën në vendin e dytë e të tretë.

Megjithëse të dhënat tregojnë se Gen Z-të, të cilët kanë lindur midis vitit 1997 dhe 2012, janë entuziastë për të punuar në role që kanë ndikim në shoqëri, Glassdoor zbuloi se ata janë më pak të kënaqur me punën e tyre sesa demografitë e tjera, kryesisht për shkak të efektit të pandemisë, por jo vetëm.

Ndërsa punonjësit e gjeneratave Gen Z dhe Millennial e vlerësojnë kënaqësinë e tyre në vendin e punës në shkallën 3.80, Gjenerata X e vlerëson të tyren me 3.85, ndërsa Boomers-at janë më të lumturit në rolet e tyre, me vlerësimin 3.93.

Megjithatë, ka disa punë që Gjenerata Z i gjen më të favorshme se të tjerat.

Sipas raportit të Glassdoor, këto janë 10 punët më të vlerësuara për brezin më të ri – Gen Z:

Rekrutuesi

(Corporate Recruiter)

Vlerësimi mesatar: 4.79

Menaxher marketingu

(Marketing Manager)

Vlerësimi mesatar: 4.56

Menaxher i rrjeteve sociale

(Social Media Manager)

Vlerësimi mesatar: 4.46

Shkencëtar i të dhënave

(Data Scientist)

Vlerësimi mesatar: 4.44

Menaxher i produktit

(Product Manager)

Vlerësimi mesatar: 4.40

Specialist IT-je

(IT Specialist)

Vlerësimi mesatar: 4.35

Koordinator i llogarisë

(Account Coordinator)

Vlerësimi mesatar: 4.31

Analist kredie

(Credit Analyst)

Vlerësimi mesatar: 4.30

Inxhinier projekti

(Project Engineer)

Vlerësimi mesatar: 4.28

 Bashkëpunëtor për zhvillimin e biznesit

(Business Development Associate)

Vlerësimi mesatar: 4.28. wealthygorilla

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0