CONCEPT MARKETING DREJT TREGUT NDËRKOMBËTAR - Business Magazine Albania

CONCEPT MARKETING DREJT TREGUT NDËRKOMBËTAR

Bota e biznesit, dita ditës, po përballet dhe adaptohet me realitetin e  ri të të bërit biznes, si pasojë e pandemisë. Bizneset në të gjithë botën kanë pësuar ndryshime thelbësore në mënyrën se si ato operonin më parë. Edhe pse dëmet financiare janë të mëdha, përsëri ka një dilemë në qoftë se kjo situatë do të sjelli një impakt pozitiv për bizneset e reja dhe sipërmarrësit e rinj. Në kohë kur historia ka treguar se krizat shërbejnë si armë për të paraprirë të ardhmen, ato  i japin formë shoqërisë dhe vendosin theksin mbi elemente që shërbejnë në funksion të evoluimit të saj.

Rëndësia e epokës dixhitale, teknologjisë dhe marketingut u vërtetua më së miri gjatë muajve të izolimit, ku e gjithë bota ju drejtua përdorimit masiv të platformave online duke u transferuar në një formë të re jetese, asaj dixhitale. Por jo vetëm kaq, ky ndryshim nxiti sipërmarrësit të mendojnë jashtë kutisë dhe të sfidojnë veten në shumë drejtime.

Endri Nasufi, Mersin Gogla dhe Krismando Bisha, themelues të Concept Marketing Albania, kanë lansuar agjencinë e re në Dubai, duke i dhëne agjencisë ekzituese një mundësi për të ofruar shërbimet e tyre në marketing dixhital, globalisht. ROI AGENCY LLC është emri me të cilin agjencia po operon në Dubai. Ky është një rast frymëzimi edhe për sipërmarrësit e rinj, të cilët hezitojnë në marrjen e vendimeve përsa i përket zgjerimit dhe rritjes së kompanive të tyre.

Artikulli u publikua më parë në faqen 36  të numrit 26 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Concept Marketing, që në fillimet e tij, ka zhvilluar aktivitetin edhe përtej oqeanit. Emiratet e Bashkuara dhe Australia, dy vende miqësore përsa i përket Start Up-eve, sipërmarrjes, investimeve të huaja dhe inovacionit, kanë qënë mjedise favorizuese për t’i ofruar shërbimet e tyre klientëve potencial. Edhe pse aktualisht kompania është në një fazë njohjeje në Dubai, pas muajsh të tërë pune, ekipi i ROI është gati për të nisur me projekte të reja dhe sfiduese. Në bashkëpunim me përfaqësuesit dhe bashkëthemeluesit në Dubai, Erisad Lugjaj dhe Juird Rragami, janë arritur dhe klientet e parë. Roi Agency do të operojë momentalisht me staf profesionistësh kryesisht shqiptar dhe kanë filluar rekrutimet për të rinjtë e apasionuar pas fushës së marketingut.

“The Creative Hub” është një agjenci marketingu e cila operon në Australi. Concept Marketing bashkëpunon me “The Creative Hub” që në Prill të Vitit 2020, duke mbuluar pjesën kreative të klientëve. Andrew Mathieson Blakely, themelues i “The Creative Hub” shprehet “Me djemtë e Concept Marketing jemi njohur gjatë karantinës, nëpërmjet një platforme online. Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme që kemi zhvilluar me sukses dhe në sajë të gadishmërise së ekipit të Concept Marketing për të punuar globalisht, tani i kemi pjesë të pandashme të skuadrës tonë të madhe dhe plot projekte të tjera na presin.”

Ky është një hap i guximshëm pas një periudhe sfiduese për botën e biznesit, por mesa duket muajt e vështirësive kanë sjellë projekte interesante.

Lexo: Concept Marketing Albania: “Bëhu egërsisht i suksesshëm”

Bashkëpunimi me klientët e huaj ka qënë një proces i vazhdueshëm për skuadrën e Concept Marketing, ne të cilët kanë shkëmbyer eksperienca dhe gjithashtu kanë rritur cilësinë e shërbimeve të tyre. Anglia, Amerika, Qatar dhe Gjermania kanë qënë vendet ku agjencia ka zhvilluar bashkëpunimet e saj. Synimi ka qenë dhe mbetet nxitja e shkëmbimit të ideve kolektive dhe bashkimi i skuadrës drejt qëllimeve të përbashkëta. Në këtë mënyrë është më e lehtë për të arritur rezultate optimale.

Themeluesit e Concept Marketing shprehen se janë optimist për të ardhmen e kompanisë dhe besojnë që tregu ku ato operojnë do të vazhdojë të zhvillohet me hapa të mëdhenj në të gjithë globin. Ndërkombëtarizimi i kompanisë është një hap aq pozitiv sa edhe plot përgjegjësi. Gjithësesi, ata janë të vendosur dhe të motivuar për të zhvilluar akoma më shumë aktivitetin e tyre dhe të gatshëm për të përballuar cdo sfidë, që të qenurit sipërmarrës sjell.

Artikulli u publikua më parë në faqen 36  të numrit 26 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0