Cila është rutina e njeriut më të pasur në botë? - Business Magazine Albania

Cila është rutina e njeriut më të pasur në botë?

Mund të thoni se njerëzit me pasuri të mëdha përdorin metoda speciale për të ruajtur shëndetin, produktivitetin dhe fokusin, por e vërteta është ndryshe. Elon Musk, njeriu që zë vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur, ka rregulla të veçanta që ai i përmbahet rreptësisht.

Musk ka zbuluar se”është e vështirë që të qëndrojë në formë sepse po plaket gjithnjë e më shumë”.“Për të qenë i sinqertë, më mirë do të ha ushqim të shijshëm dhe të jetoj një jetë më të shkurtër”, tha ai duke shtuar se është i vetëdijshëm për rëndësinë e mbajtjes së peshës, ndaj nuk e anashkalon kurrë mëngjesin.

Ai ha kryesisht omëletë, dhe i pëlqen skara. Preferon kuzhinën franceze dhe gjermane. Njeriu më i pasur fle çdo natë deri në gjashtë orë e gjysmë, që është pak më pak se rekomandimi i mjekut që duhet të flemë shtatë deri në nëntë orë. “Gjumi është i mrekullueshëm. Jam i mërzitur nëse nuk fle mjaftueshëm.

Mund të rrija zgjuar më gjatë, por më pas do të punoja më pak, sepse mungesa e gjumit ndikon në fokusin tim”, shpjegoi miliarderi, i cili nuk ha apo pi asnjëherë alkool dy deri në tre orë para se të shkojë në shtrat, sepse prish gjumin. indianexpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0