Çfarë po ndodh realisht me bizneset Call Center? - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh realisht me bizneset Call Center?


*Nga Elton Dono

Nuk është mbushur java që Senati italian kaloi me votë ligjin e ri që rregullon tregun e bizneseve Call Center që veprojnë brenda apo jashtë territorit italian. Ligji ishte miratuar më parë nga Parlamenti italian, pas muajsh të tërë diskutimesh, e tashmë pritet të hyjë në fuqi shumë shpejt.

Ky ligj, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fitimet e kompanive që operojnë në Shqipëri, si dhe në numrin e punonjësve të tyre, që pritët të pakësohet në mënyrë drastike.

Por çfarë dëgjuam ne këto muaj dhe çfarë po dëgjojmë sot?

Ligji ka muaj të tërë që diskutohet në Itali dhe deri më sot në rangje zyrtare nuk ka lobuar thuajse askush nga autoritetet shqiptare për ndaluar ligjin, ose të paktën për të eleminuar disa pjesë të tij që dëmtojnë drejtpërdrejtë vendet jo anëtare të BE-së.

Në fund të fundit, nga kush duhet ta prisnim këtë lobim?

Nga përfaqësuesit më të prekur të bizneseve natyrshmërisht. Ata e bënë pjesën e tyre me sa mund t’u dëgjohej fjala e nuk ia dolën dot mbanë.

Nga ministrat, apo konsujt apo ambasadorët do të vinte përgjigjia më e plotë.

Por cila ambasadë? Ajo e Milanos që nuk denjon të presë as emigrantët atje dhe ua bën ferr jetën me vonesa e burokracira pa fund?

Nga ministrat e drejtorët që bredhin pa teklif rrugëve të Europës për të bërë blerje, pa çarë kokën aspak për fatin e të rinjve shqiptarë, por vetëm për xhepat e tyre?

Nga kush pra? Këtë duhet të na e thonë ata, Zeusat në krye. Po presim. Por sigurisht nuk kanë për ta bërë. Sepse janë të zënë duke blerë ndonjë fustan online apo blerë bileta për udhëtime diku andej nga Palma de Mallorca, Berlini a SHBA-ja.

Pra lobimi nuk ka ndodhur. E tashmë ne vendosemi përballë faktit të kryer.

Ligji ka kaluar dhe janë në rrezik 25 mijë vende pune. Madje, që pa hyrë në fuqi ligji, disa biznese janë larguar drejt Rumanisë për të shmangur shpenzimet me sistemet e reja që detyron ligji.

25 mijë të rinj, shto këtu edhe familjet e tyre, mund të jenë mbi 100 mijë qytetarë, po diskutojnë çdo ditë fatin, të ardhmen. Atë fat të cilin e ka nëpërkëmbur politika, qeveria a opozita nuk ka aspak rëndësi, secili duhet të kryente kontributin e vet, lobimin me mënyrat e veta.

Por ata nuk e bënë këtë. Sepse janë një llum i përbashkët që mendon vetëm interesat e momentit, e në këtë rast kanë preferuar të qëndrojnë të heshtur.

Jo vetëm që nuk hapin vende pune, por edhe ato që janë të hapura, përpiqen t’i mbyllin drejtpërdrejt ose tërthorazi, kjo s’ka aspak rëndësi.

Ata nuk çajnë kokën për fatin tonë. Fluturojnë në parajsat e tyre mendore jashtë realitetit.

Kurse ne jemi me këmbë në tokë. Të një toke që po i tronditen themelet rëndë.

Burimi: libra.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0