Çfarë mund të mësoni për suksesin nga të rinjtë dhe Jack Ma? - Business Magazine Albania

Çfarë mund të mësoni për suksesin nga të rinjtë dhe Jack Ma?


Më shumë në rendin e ditës

Gratë që aspirojnë të arrijnë pozicione në krye të korporatave punojnë shumë për të shkuar atje. Unë mendoj se keqkuptimi më i madh në këtë pikë është se ato mendojnë se ia kanë dalë, kur arrijnë një pozicion të lartë. Në fakt, puna e vështirë sapo ka filluar.

Në botën e sotme, të mbajturit e një udhe të suksesshme kërkon risi të vazhdueshme dhe fokus. Kjo do të thotë se në mënyrë të vazhdueshme duhet të nxjerrësh njerëzit nga zonat e tyre të rehatisë dhe të zbulosh territore të reja. Siç ka thënë edhe Ruth Porat, kreu kryesor financiar i “Alphabet”: “Rritja e risive çon në mungesë lidhjesh.” E njëjta gjë nuk do të funksionojë në një botë që po ndryshon kaq shpejt sa e jona. Ju nuk mund të zbatoni gjysmën e rrugës.

Realiteti është se ju do të jeni gjithmonë në udhëtimin e suksesit dhe nuk ka asnjë destinacion ku gjërat bëhen “më të lehta”. Pra, pasi të keni arritur në krye, si do të vazhdoni të keni sukses në një mënyrë që t’iu sigurojë të qëndroni aty?

Këtë vit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Jack Ma, themelues dhe kryetar i Alibaba Group dha një kornizë të suksesit. Ai e quajti atë strategjia 30/30/30. Së pari, të parit në një perspektivë 30 vjeçare (apo më shumë), së dyti, të mbajturit në kompani të 30 të punësuarve ose më pak që janë të shkathët dhe mendojnë jashtë kornizave dhe së treti, të shikuarit të botës përmes lenteve të një 30 vjeçari, pasi ky brez do të ndërtojë të ardhmen e biznesit.

Kjo strategji ka shumë mësime të rëndësishme për gratë që duan të arrijnë pozicione të larta:

Qëndro i fokusuar në vizionin afatgjatë

Në revolucionin e katërt industrial, ritmi i përshpejtuar i ndryshimit mund të çojë në përqëndrimin në tremujorin e ardhshëm apo edhe vetëm 12 muajt e ardhshëm. Por sipas Ma, ciklet e përçarjes duhen 50 vjet dhe udhëheqësit kanë nevojë të mbajnë një sy hapur se ku ata duan të jenë, duke ruajtur një vizion për kompaninë në disa dekada të atij cikli.

Liderët duhet të marrin në konsideratë një afat kohor 30 vjeçar, pasi të kuptuarit se si biznesi i tyre do të ketë sukses evolon gjatë gjithë kohës. Në botën e marrëdhënieve me publikun, ne duhet të pranojmë se modeli tradicional i biznesit po ndryshon.

Vëzhgoni konkurrentët më të vegjël

Ma i kërkon krerëve të vëzhgojnë konkurrentët duke shikuar kompanitë me më pak se 30 të punësuar. Tendenca e natyrshme është që të shikojmë konkurrentët më të afërt, të luftojmë për një pjesë të tregut dhe për avantazhe të reja. Por shpesh është e pamjaftueshme, pasi shpikësit e shkathët kërcejnë përpara dhe surprizojnë tregun.

Startup-et janë në zhvillim me një ritëm të shpejtë, duke sjellë aftësi dhe ide të reja. Ato duhet të jenë pjesë e ngulitur e strategjisë së kompanive për të bashkëvepruar me këto startupe në ekosistemin tonë.

Mendoni si një milenial

Siç thotë Ma, milenialët do të jenë ndërtuesit e së nesërmes dhe ata do të gjejnë mënyra të reja të të menduarit.

Pra, këshilla ime për gratë është që të kuptojnë se suksesi është një objektiv në lëvizje, thotë Ma. Të qëndruarit në krye sjell së bashku përgjegjësinë e mbajtjes së kompanisë në trajektore suksesi, e cila kërkon fokus, pasion intensiv dhe një shtytje të vazhdueshme për të ecur përpara në shtigje të reja dhe efektive.

Burimi: weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0