Çfarë është lidershipi? - Business Magazine Albania

Çfarë është lidershipi?


Një përkufizim i thjeshtë: Lidershipi është arti i motivimit të një grupi njerëzish për të vepruar drejt arritjes së një qëllimi të përbashkët. Në një mjedis biznesi, kjo mund të nënkuptojë drejtimin e punonjësve dhe kolegëve me një strategji për të përmbushur nevojat e kompanisë.

Ky përkufizim i lidershipit kap thelbin e të qenit i aftë për të frymëzuar të tjerët dhe të qenit i përgatitur për ta bërë këtë. Lidershipi efektiv bazohet në idetë (qoftë origjinale ose të huazuara), por nuk do të ndodhë nëse ato ide nuk mund t’u komunikohen të tjerëve në një mënyrë që i angazhon ata mjaftueshëm për të vepruar ashtu si lideri dëshiron që ata të veprojnë.

Lexoni: 6 shenja për të dalluar dikë me cilësi të vërteta lidershipi

Akoma edhe më thjeshtë, lideri është frymëzuesi dhe drejtuesi i veprimit. Ai ose ajo është personi që zotëron kombinimin e aftësive të personalitetit dhe lidershipit që i bën të tjerët të ndjekin drejtimin e tij ose të saj.

Lidershipi në biznes

Në biznes lidershipi është i lidhur me performancën dhe çdo përkufizim i lidershipit duhet ta marrë biznesin parasysh. Ndërsa nuk është vetëm për fitimin, ata që konsiderohen si liderë efektivë janë ata që rrisin zhvillimin e kompanisë. Nëse një individ në një rol lidershipi nuk i përmbush pritshmëritë e fitimit të përcaktuara nga bordet, menaxhmenti më i lartë ose aksionarët, personi në fjalë nuk duhet të vazhdojë më.

Lidershipi kërkon veçori që shtrihen përtej detyrave të drejtimit. Për të qenë efektiv, një lider sigurisht duhet të menaxhojë burimet në dispozicion të tij. Por lidershipi gjithashtu përfshin komunikimin, frymëzimin dhe mbikëqyrjen.

Udhëheqës: Lind apo Bëhesh?

Ndonëse ka njerëz që duket se janë të pajisur natyrshëm me më shumë aftësi lidershipi sesa të tjerët, shumë mund të mësojnë të bëhen liderë të mirë duke përmirësuar aftësitë e tyre.

Historia është e mbushur me njerëz të cilët, ndonëse nuk kanë përvojë të mëparshme lidershipi, kanë dalë përpara në situata krize dhe i kanë bindur të tjerët që të ndjekin rrugën e sugjeruar të veprimit të tyre. Ata posedonin tipare dhe cilësi që i ndihmonin ata të hynin në role lidershipi.

Evoluimi i një lideri

Steve Jobs është një shembull klasik i dikujt që ndoshta nuk ka lindur për të qenë një lider. Pas fillimit të Apple Computer nga garazhi i tij në vitin 1976 ai u shkarkua nga bordi i drejtorëve në vitin 1985 kur kompania ishte nën një konkurrencë të fortë dhe ai pati mosmarrëveshje me drejtorin ekzekutiv të biznesit. Pas themelimit të Pixar Animation Studios dhe NeXT Computer ai u kthye përsëri në Apple në 1997 si CEO dhe vazhdoi të zhvillonte produktet revolucionare si iPod, iPhone dhe shumë produkte të tjera.

Lexoni: Thënie për lidershipin nga drejtuesit më me ndikim në botë

Sipas disa ish-punonjësve të Apple dhe NeXT, ai nuk toleronte për asgjë që e shihte si dështim. Ai me sa duket besonte se ishte shumë i sinqertë me të tjerët dhe se ndjenjat e tyre ishin të parëndësishme. Ai nuk u jepte reviewformale punonjësve të tij dhe nuk bënte lavdërime për një punë të realizuar mirë.

Megjithatë, sipas biografive, si për shembull “Steve Jobs” nga Walter Isaacson, kur stili i tij i menaxhimit ishte maturuar ai filloi të zbutë tonin e tij dhe të moderojë disa nga karakteristikat e tij më negative dhe të kishte më shumë ndjeshmëri për të tjerët, duke kuptuar se njerëzit kishin kufizime.

Jobs vdiq më 5 Tetor 2011 në moshën 56 vjeçare. Edhe pas vdekjes, reputacioni i tij jeton. Një artikull i revistës Forbes në Tetor të 2018 tha: “Sot pikërisht shtatë vjet pasi humbjes së tij Jobs është ende sinonim me vizionarin, gjeniun, novatorin dhe ikonën”.

burimi: thebalancesmb.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0