Çfarë e detyroi Uber të mos përdorte aplikacionet e chat-it të Silicon Valley? - Business Magazine Albania

Çfarë e detyroi Uber të mos përdorte aplikacionet e chat-it të Silicon Valley?


Uber ka 14000 punonjës, shumica prej tyre janë inxhinier, kështu që nuk është çudi që kjo kompani të ketë krijuar një Chat app të brendshëm të kompanisë, pas disa problemesh me chat apps ekzistente në treg.

Të martën, anëtarët e “Employee Productivity Tools” të kompanisë treguan disa nga detajet e uChat.

Uber ishte duke përdorur Atlassian’s HipChat për komunikimet brenda kompanisë, por krijoi Chat-in e tij pasi mendonte se asnjë kompani nuk i arrinte pritshmëritë që kishte.

Lexoni: Çfarë mund të mësojmë nga gabimet e Uber dhe Travis Kalanick?

Aplikacioni i ri duhet të përballonte 70000 përdorues në të njëjtën kohë.

Për t’u siguruar që aplikacioni mund të përballonte një rritje të kompanisë në të ardhmen, skuadra i bëri teste mjaft të vështira, me qëllimin që të përballojë deri në 70000 përdorues dhe dërgimin e 200 mesazheve në sekond.

Produkti final përballon dhjetra mijëra përdorues dhe 1 milionë mesazhe në ditë.

Ndihmonte fakti që dukej i njohur

Uber përdorte HipChat dhe Slack, kështu që një nga avantazhet që kishte, ishte fakti që aplikacioni që krijoi ishte shumë i ngjashëm me paraardhësit e tij.

Lexoni: Kush është kompania miliarda dollarëshe që fuqizon Uber dhe Airbnb?

Rreth 20000  biseda ekzistuese migruan prej rrjetit të vjetër…

“Për të siguruar që transicioni për tek uChat të ishte sa më i qetë, ne i siguruam çdo punonjësi një llogari dhe sollëm 20000 biseda në aplikacionin e ri, në mënyrë që punonjësit të mos kishin nevojë t’i ribashkoheshin bisedave dhe të fillonin nga e para,” thotë Uber.

… Por kjo nuk i bëri punonjësit më entuziast për ndryshimin

“Gjëja që mësuam gjatë kësaj eksperience ishte fakti që niveli i planifikimit dhe organizimit i nevojshëm për të fikur një sistem Chat-i kërkonte shumë më shumë koordinim me përdoruesit sesa e kishim menduar. Por duke qenë transparent dhe efektiv, ne ndërtuam themele të forta dhe pak nga pak kaluam të gjithë kompaninë.”

Burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0