Çfarë do të thotë të jesh një sipërmarrës emigrant në Brexit, Britani? - Business Magazine Albania

Çfarë do të thotë të jesh një sipërmarrës emigrant në Brexit, Britani?


Kur Marta Krupinska u zhvendos në Britani pesë vjet më parë, ajo mendoi se kishte gjetur destinacionin e saj përfundimtar – një vend për ta quajtur shtëpi.

Tani, megjithatë, ajo nuk është më aq e sigurtë.

“Kur mendoj për të ardhmen time – ku mund të jetoj mirë, çfarë mund të bëj, pyes veten – A do jetë Lodra vendi më mikpritës për ne?”

Me origjinë nga Polonia, Krupinska është bashkë-themeluese dhe menaxhere e përgjithshme e Azimo, një startup financiar i themeluar në Londër në vitin 2012. Kompania bën një aplikacion, i cili u lejon njerëzve të dërgojnë para lehtësisht jashtë shtetit, zakonisht për familjen ose miqtë.

Azimo ka zyra si në Londër, ku ajo ka punësuar 35 njerëz ashtu edhe në Poloni. Tani, në prag të Brexit, ajo është duke krijuar një zyrë në Dublin për t’u mbrojtur kundër çdo ndryshimi të mundshëm rregullator. Shumë biznese të tjera fintech dhe financiare pritet të ndërmarrin hapa të ngjashëm për të përballuar Brexit.

Historia personale e Krupinska thekson se Brexit nuk përfaqëson vetëm një sfidë të mundshme operacionale për bizneset në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë firma teknologjike me një ritëm të shpejtë në Britani janë themeluar nga emigrantët apo kanë personel emigrantët, shumica e tyre nga vendet e Bashkimit Europian. Votimi i vitit të kaluar për t’u larguar nga BE shihet nga disa si një shenjë se ata nuk janë të mirëpritur.

Krupinska tha për Business Insider se: “Në fund të fundit shumë prej nesh emigrantë që vijmë në Britaninë e Madhe jo vetëm krijojmë biznese, ne krijojmë shtëpi, ne ndërtojmë familje dhe kemi nevojë që këto gjëra t’i vendosim së bashku si biznesin ashtu dhe jetën personale.

Krupinska u takua me të fejuarin e saj, një burrë britanik-indian, në Londër dhe ajo thotë se gjithmonë është ndjerë shumë e mirëpritur dhe nuk ka përjetuar ndonjëherë diçka të keqe aty.

Por i fejuari i saj ka vënë re një ndryshim.

“Ai ka lindur në Londër, ka jetuar këtu gjithë jetën e tij,” thotë ajo. “Ai thotë se Londra, në të cilën jeton, në vitet e fundit është më pak miqësore se ajo në të cilën ka jetuar tërë jetën e tij.”

Kryeministrja Theresa May e ka bërë të qartë se kontrolli i emigracionit është një prioritet kyç në negociatat e Brexit dhe qeveria është e gatshme të heqë dorë nga qasja në tregun e vetëm të BE-së për të marrë kontrollin.

Por Krupinska beson se kjo pengesë e emigracionit të BE-së do të dëmtojë ekosistemin në rritje për startup-et e Britanisë. Ajo thotë: “Natyra e sipërmarrësit është se ata vijnë nga vende ku nuk kanë një punë, nuk kanë të ardhura dhe janë aty për të nisur biznese dhe për t’u dhënë punë vetes dhe njerëzve të tjerë.”

Azimo, për shembull, ka tërhequr mbi 40 milionë $ investime. Ajo ngriti 15 milionë $ majin e kaluar nga një fond japonez – para, të cilat nuk mund të investohen në Britaninë e Madhe.

Krupinska shton: “Duke mos pasur qasje në atë pishinë talentesh mendoj se do të ndikojë shumë keq për komunitetin startup në Londër.”

Qasja në talente pas Brexit ishte një nga shqetësimet më të mëdha në mesin e sipërmarrësve në prag të votimit të Brexit. Frika nuk është zbehur – ajo është ende një nga shqetësimet më të mëdha që dëgjohet kur flasin njerëzit.

A do ta niste Krupinska, Azimo-n në Londër sot, nëse do i duhej ta fillonte atë nga e para?

“Kjo është një pyetje shumë e vështirë. Mendoj se sot do të shikoja më thellë sesa atëherë kur Londra ishte një zgjedhje e qartë. Po të ishte për sot do të konsideroja opsione të tjera.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0