CEED Kosova nis progamet e dedikuara “Për menaxhim” - Business Magazine Albania

CEED Kosova nis progamet e dedikuara “Për menaxhim”


Serisë së programeve të specializuara “Për menaxhim” si CEED Finance, CEED Marketing & Sales, nga muaji Prill ju shtohen edhe dy programe të reja.

Më poshtë janë programet për vitin 2017, periudha e fillimit të tyre si dhe mënyra e aplikimit:

CEED Process & Operations është program i avancuar dhe interaktiv i cili fokusohet në mjetet dhe shkathtësitë taktike të menaxhimit strategjik të cilat janë shumë të nevojshme për të themeluar një sistem i cili i menaxhon operacionet në mënyrë më ekonomike, efektive dhe efikase.

Kohëzgjatja: 6 module të ndara në 6 ditë, gjatë 3 muajve
Data e fillimit: 4 Maj 2017
• Për më shumë informacion dhe për të aplikuar kliko këtu

CEED Social Media është program interaktiv i cili ju ndihmon të fitoni njohuri të dobishme, mjete dhe metoda për të aplikuar në mënyrë më efektive menaxhimin e mediave sociale në kompaninë tuaj, qëllimi i së cilës është përmirësimi i komunikimit përmes mediave sociale dhe fitimi i konsumatorëve të rinj.

Kohëzgjatja: 4 module trajnimi në 4 ditë, brenda periudhës 1 mujore.
Data e fillimit: 3 Maj 2017
•Për më shumë informacion dhe për të aplikuar kliko këtu

CEED Marketing & Sales është program interaktiv që ju ndihmon të fitoni njohuri të dobishme rreth metodave dhe teknikave më efektive të marketingut dhe shitjes, në mënyrë që të përshpejtoni rritjen e kompanisë suaj.

Kohëzgjatja: 7 module trajnimi në 7 ditë, brenda periudhës shtatë mujore
Data e fillimit: 27 Shtator 2017
• Për më shumë informacion dhe për të aplikuar kliko këtu

CEED Finance është program ekskluziv i dizejnuar për sipërmarrësit dhe punonjësit e tyre kyç, të cilët janë të përfshirë në vendimmarrje financiare dhe janë të gatshëm të rrisin njohuritë financiare si dhe për të përmirësuar strukturën financiare dhe funksionimin e tyre brenda kompanisë.

Kohëzgjatja: 5 module trajnimi në 5 ditë, brenda periudhës tre mujore
Data e fillimit: 10 Tetor 2017
• Për më shumë informacion dhe për të aplikuar kliko këtu

Për më shumë informacion për progamet kliko KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0