Çdo sipërmarrës i suksesshëm duhet të bëjë këtë gjë - Business Magazine Albania

Çdo sipërmarrës i suksesshëm duhet të bëjë këtë gjë


Ka shumë aftësi që duhen zotëruar, por një është shumë e domosdoshme.

Kur jeni duke punuar për një startup apo ndonjë kompani, pritshmëria është që të lëvizni me shpejtësinë e dritës dhe të bëni magjinë të ndodhë. Sipërmarrësit dhe udhëheqësit e startup-eve duhet të bëjnë gjëra që janë shumë të vështira, si psh rritja e kompanisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka disa aftësi të rëndësishme që çdo themelues biznesi duhet t’i zotërojë. Pasja e një vizioni për të ardhmen, sfidat nga konsumatorët e jashtëm dhe të brendshëm, si dhe përafrimi i çdo punonjësi dhe funksionimi rreth misionit të kompanisë janë të gjitha të rëndësishme për rritjen e një kompanie. Megjithatë, çdo sipërmarrës i suksesshëm bën një gjë shumë mirë. A e dini se çfarë është?

Përgjigja? Prioriteti

Fuqia e prioriteteve nuk mund të nënvlerësohet. E vetmja gjë që më mban të fokusuar në të gjitha çmenduritë që vijnë me drejtimin e një startup-i është vlerësimi i prioriteteve të mia në bazë javore.

Në këtë mënyrë, unë e di që gjithmonë po realizoj diçka që do e bëjë kompaninë të shkojë përpara dhe do ia shtojë vlerën.

Sipërmarrësit e mëdhenj dinë se si t’i përcaktojnë përparësitë. Ata fokusohen në gjërat më të rëndësishme që të jenë të suksesshëm dhe çdo gjë tjetër bëhet plan i dytë. Liderët e suksesshëm mund të mos jenë më të pëlqyerit, më bashkëpunuesit, apo njerëzit më me fat, por ata janë të më të fokusuar në prioritetet e tyre në çdo moment.

Sipërmarrësit e suksesshëm kanë një fokus “maniak” në ditën e tyre, pasi përqëndrohen në ato që kanë vërtet rëndësi për ta dhe çdo gjë tjetër e shohin si një shpërqëndrim.

Me kaq shumë iniciativa, ne kemi nevojë të përcaktojmë përparësitë për ato gjëra që sjellin rritje duke u fokusuar në rezultatin e dëshiruar. Personalisht zgjedh të përqëndrohem në një fushë të caktuar më shumë se në të tjerat në varësi të asaj që është më e rëndësishme në atë moment.

Por ka disa prioritete, të cilat gjithmonë duhet të marrin vëmendjen, si psh lumturia e klientit.

Pa klientët tanë, ne nuk jemi asgjë në biznes. Fokusimi në klientët tanë është forca jonë më e madhe. Dhe nga konsumatorët, nënkuptoj edhe klientët tanë të brendshëm: punonjësit tanë. Njerëzit tuaj, ata që paguani dhe iu paguajnë, duhet të jenë gjithmonë një prioritet i lartë.

Ne të gjithë mund të jetojmë nga parimi i prioriteteve. Duke qëndruar të fokusuar në prioritetet kryesore në fund të fundit do të përcaktojë suksesin e kompanisë dhe suksesin tonë.

burimi: Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0