Rritja e konkurrencës dhe zhvillimi me hapa të shpejtë i botës dixhitale po bën që edhe marketingu të jetë një sfidë interesante, dinamike, e me risi. Kanalet e komunikimit, mesazhet, përmbajtja e tyre, historia e kompanive e deri te fushatat që marrin përmasa politiko-sociale globale, janë përbërësit me të cilët gatuajnë produktin agjencitë e marketingut. Por, çfarë po ndodh me marketingun në Shqipëri? Cilat janë sfidat e kompanive shqiptare sot? Cili është roli i agjencive në këtë drejtim dhe ku pritet të jetë marketingu global e ai shqiptar pas dhjetë vitesh. Përfaqësues të disa prej agjencive më të mëdha të marketingut në vend shprehen për BusinessMag, përmes intervistave të zhvilluara nga Renato Civili.